Një tentim vrasje ka ndodhur në Istog.
Në raportin e PK’së, bëhet e ditur se, dy vëllezër janë sulmuar fizikisht me mjete të forta dhe me thikë nga tre persona, të cilët gjenden në arrati.
‘’VRASJE NË TENTATIVË – Istog 01.05.2026 – 16:05. Dy viktima meshkuj kosovarë –vëllezër, kanë raportuar se derisa kanë qenë në veturën e tyre në afërsi të një autolarje janë sulmuar fizikisht me mjete të forta dhe thikë nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjende në arrati. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar’’, thuhet në raportin e PK’së












