Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Tepër e ngutshme”/ Demhasaj për Limajn: Edhe po të kishte ofertë nga Kurti, do të duhej ta refuzonte – ka thënë që duhet rrëzuar

05/03/2025 - 12:44
në Lajme
A A
Demhasaj: VV s’mund të ketë tejkalim të rezultatit të 14 shkurtit, këta janë skenarët për koalicione mes partive
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kandidati për deputet nga AAK, Arton Demhasaj, ka komentuar deklaratën e liderit të Nismës, Fatmir Limaj, për mundësinë e bashkëpunimit me VV-në për qeverinë.

Ai në një intervistë për Gazeta Blic, ka thënë se deklarata ka qenë tepër e ngutshme dhe se ai gjatë tërë fushatës ka pasur fjalor kundër qeverisë dhe është e çuditshme të ndryshojë qëndrim menjëherë pas zgjedhjeve.

“Së pari ka qenë deklaratë tepër e ngutshme, ku nuk po të fton askush që të ulesh dhe të bisedosh me të dhe ti po shkon po i vetafrohesh. E dyta, nëse e kemi dëgju, unë e kam dëgjuar sepse kam qenë në fushatë me të dhe në të gjitha takimet anembanë Kosovës, fjalorin që ka përdorur Fatmir Limaj karshi kësaj qeverie. Karshi kryeministrit dhe çka ndodhë me ndryshu tash, menjëherë pas zgjedhjeve me pas një ndryshim kaq të madh”, është shprehur Demhasaj.

Sipas tij, edhe po të kishte ofertë nga Kurti, nuk është dashur ta pranojë, e lëre më t’i vetafrohesh.

“Pra unë mendoj që, edhe me pas ofertë, nëse ti ke thënë se ky njeri është i dëmshëm, po i bën dëm Kosovës dhe duhet ta rrëzojmë sa më parë, e në anën tjetër sapo i fiton ata 3 deputetë që i ke, nuk e merr mundimin për të vazhduar atë betejën politike që e ke nisur për ta rrëzuar qeverinë dhe për ta sjellë një qeveri tjetër, i vetafrohesh të njëjtës qeveri apo të njëjtit kryeministër, mendoj që këto nuk shkojnë, por me gjasë z.Limaj do ta ketë mundësinë t’i sqarojë gjithë ato që i ka thënë, sepse me gjasë një pjesë e tyre kanë mundur edhe të keqkuptohen por unë personalisht nuk e shoh që 3 deputetë të Nismës t’i bashkohen Kurtit për ta bërë qeverinë, sepse edhe ajo qeveri është në tetik për arsye se s’ka numër të mjaftueshëm të deputetëve për të qeverisur si duhet. Nëse flasim për opozitën, numrat e tyre flasin shumë më shumë, një qeveri e opozitës mund të jetë shumë më stabile për shkak të numrave që i ka por mbetet të shihet pasi të shpallen rezultatet finale”, ka vlerësuar ai për Gazeta Blic.

Sa i përket deklarimeve të Kurtit se qeverinë do ta formojë vetë, Demhasaj thotë se me opozitën nuk e bën, por mund ta bëjë me deputetët e komunitetit joshumicë dhe komunitetit serb.

“Kryeministri mund të flasë për qeverinë por ai duhet së pari të japë shpjegime për katër vjet në qeveri çfarë ka bërë, që nuk i ka realizuar premtimet, ka bërë fushatë pa realizuar asnjë premtim, e tash i ka 47-48 deputetë që nuk janë të mjaftueshëm për ta bërë qeverinë, por janë të mjaftueshëm që edhe me deputetët e komunitetit joshumicë dhe komunitetit serb dhe ta bëjë një shumicë dhe sa kam parë, qëndrimet e partive opozitare nuk shkojnë me Vetëvendosjen dhe ku i merr VV numrat që ta bëjë qeverinë. Kjo është shumë e qartë”, ka deklaruar Arton Demhasaj.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë