Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter ka goditur rajonin e Toskanës në Itali gjatë mëngjesit të sotëm, bëri të ditur Instituti Kombëtar Italian për Gjeofizikë dhe Vullkanologji.
Lëkundjet sizmike u regjistruan në orën 10:15 sipas kohës lokale, ndërsa epiqendra e tërmetit ndodhej rreth shtatë kilometra në perëndim të qytetit të Pizës, në një zonë pranë bregdetit. Fokusi i tërmetit ishte në një thellësi prej rreth tetë kilometrash.
Tërmeti u ndje nga banorët e Pizës, Livornos dhe zonave përreth Toskanës. Mediat lokale raportuan se lëkundjet u perceptuan gjithashtu në zonën e Valderës, në bregdet dhe në Versilia.












