Më 26 maj të vitit 2015, në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë, ishin varrosur tetë shqiptart e vrarë në ngjarjet dhe konfrontimet e 9 dhe 10 majit, në “Lagjen e Trimave” të Kumanovës në Maqedoni të Veriut, shkruan Veriu.info.
Ceremonia e varrimit përfshinte të vrarët: Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi, Tugaj Gashi, Samid Kastrioti, Hysen Rushiti, Fatlum Vishesella dhe Arben Rexhaj.
Pak ditë më parë në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në fshatin Gllogjan të Deçanit, ishte varrosur edhe i vrari i nëntë, Beg Rizaj.
Disa nga të vrarët kanë qenë pjesmarës në luftën e UÇK-së, UÇPMB-së në Luginë të Preshevës dhe gjithashtu në vitin 2001 edhe pjesë e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni.
Nga aksion i 9-10 majit në Kumanovë mbetën të vrarë 8 pjesëtarë të sigurimit shtetëror, ndër ta edhe një shqiptar, Isamedin Osmani.
29 persona shqiptar të burgosur, kryesisht nga Kosova ende janë në procedurë gjyqësore, ku disa herë kanë deklaruar se janë pafajshëm.













