Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tha se iku në Spanjë nga fajdexhinjt, por Shefki Hyseni u arrestua në Mitrovicë për falsifikim me Aldo Majnishtën, të akuzuarin për zhdukjen e e Jan Prengës

06/08/2023 - 19:15
në Kryesore, Lajme
A A
Tha se iku në Spanjë nga fajdexhinjt, por Shefki Hyseni u arrestua në Mitrovicë për falsifikim me Aldo Majnishtën, të akuzuarin për zhdukjen e e Jan Prengës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veriu.info ka raportuar eksklzuvisht para katër ditësh se në Mitrovicë janë arrestuar nga Policia e Kosovës tre persona nën dyshimin për vjedhje të identitit, ku në mesin e të arrestuarve ishte edhe një shtetas i Shqipërisë.

Më pas më komunikatë kishte dalë edhe Policia, ku tregonte se pas trajtimit të një informate nga hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Mitrovicë, tre persona janë dërguar në mbajtje nën dyshimin e kryerjes së veprave penale: ‘vjedhja e identitetit’, ‘legalizim i përmbajtjes së rreme’ dhe ‘deklarim i rremë’.

Sot mediat raportuan se shtetasi i Shqipërisë i arrestuar në këtë rast ishte Aldo Majnishta, i dyshuar si pjesëtari i një grupi kriminal të kërkuar nga Shqipëria, i cili akuzohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, rast ky që ka ndodhur më 17 janar të vitit 2020.

Burime të Veriu.info nga Prokuroria e Mitrovicës bëjnë të ditur së me rastin e arrestimit të tij më 2 gusht, ishin arrestuar edhe Shefki Hyseni dhe Besnik Deliu, qytetarë të Mitrovicës, që të dy të njohur për Policinë në Mitrovicë për raste të mëhershme.

Ndryshe, në maj të këtij viti Shefki Hyseni pretendonte se është viktimë e fajdeve, duke thënë se për shkak të rreziqeve, kërcënimeve e shantazheve të fajdexhinjve, e ka lënë Kosovën duke shkuar në Spanjë.

Por nuk dihet se si Shefki Hysenit iu largua ‘rreziku’ për vetëm tre muaj dhe erdhi në Kosovë për t’u përfshirë  në nxjerrjen e dokumenteve të faksifikuara me Aldo Majnishtën, ndaj të cilit Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e Tiranës, në vitin 2022, i ka caktuar 29-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”.

Kujtojmë se Dion (ish-Hamdi) Rashica i cili po akuzohet për fajde nga Shefki Hyseni  kishte reaguar ndaj shkrimeve në muajin maj 2023, ndër të tjera duke thënë: “Personi në fjalë me ka mua borxh dhe këtë e di edhe prokurori dhe atë borxh nuk ia fali, sepse ka vite që nuk më përgjigjet. Ky person është mashtrues”.

 

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë