Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Thaçi dëshmon mbi dyshimet se është shantazhuar nga Lladrovci për vrasjen

14/03/2023 - 13:41
në Kryesore, Lajme
A A
Thaçi dëshmon mbi dyshimet se është shantazhuar nga Lladrovci për vrasjen
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Hetuesit e Prokurorisë së Specializuar në Hagë e kanë ballafaquar Hashim Thaçin me pretendimet se është shantazhuar nga Ramiz Lladrovci në lidhje me rastin e vrasjes së Beadin Allaqit. Ata janë interesuar për tri letrat që kryetari i Komunës së Drenasit ia kishte dërguar ish-kryetarit të PDK-së më 2003. Në ato letra, Lladrovci përmendte vrasjen e një nga drejtuesve të UÇK-së, në vrasjen e të cilit implikohej Hashim Thaçi në këto letra.

Hashim Thaçi u ka thënë hetuesve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar se nuk ka dijeni për vendndodhjen e Beadin Allaqit, një ish-drejtuesi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të zhdukur më 11 qershor të vitit 1998.

Ish-drejtori i byrosë politike të UÇK-së, është përgjigjur në pyetjet e hetuesve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar mbi disa letra të Ramiz Lladrovcit adresuar atij në lidhje me rastin e vrasjes ose zhdukjes së Allaqit.

Sipas të dhënave të dëshmisë së Thaçit para hetuesve të ZPS-së, të cilat janë publikuar javën e kaluar, ish-presidenti i Kosovës është përgjigjur direkt në lidhje me dyshimet se po shantazhohej nga Ramiz Lladrovci lidhur me rastin e Allaqit.

“THAÇI iu përgjigj pyetjeve, ndër të tjera, për marrëdhënien e tij me Ramiz LLADROVCIN dhe Milaim ZEKËN, dhe iu adresua një pretendimi se LLADROVCI po e shantazhonte atë ‘në lidhje me rastin e vrasjes apo rënies së viktimës në fjalë’ dhe [Thaçi, v.j] mohoi të kishte dijeni për vendndodhjen e viktimës”, thuhet në dëshminë e Thaçit, të publikuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Dëshmia e Thaçit është dhënë më 13 dhe 14 janar të vitit 2020, kur ish-drejtuesi i lartë i UÇK-së është intervistuar dhe është njoftuar për hetimin penal të zhvilluar ndaj tij nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Në po të njëjtat data, ZPS-ja i kishte intervistuar edhe dy ish-krerët e tjerë të UÇK-së: Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin. Të dy akuzohen për krime lufte nga Prokuroria e Specializuar në Hagë.

Edhe Veseli e Selimi kanë dëshmuar para hetuesve të Specializuar lidhur me rastin e Beadin Allaqit dhe shantazhit të pretenduar të Ramiz Lladrovcit ndaj Hashim Thaçit.

Siç përshkruhet në procesverbalet e dëshmive të të akuzuarve në Hagë, Veseli është pyetur nga hetuesit nëse ishte në dijeni se Ramiz Lladrovci po tentonte të kontaktonte Thaçin lidhur me rastin e vrasjes së Beadin Allaqit.

“Më pas VESELI iu përgjigj pyetjeve që ndër të tjera kishin të bënin me marrëdhënien e tij me Fehmi LLADROVCI-n, nëse ai e dinte se Ramiz LLADROVCI po tentonte të kontaktonte me Hashim THAÇIN, nëse e njihte viktimën në këtë rast, dhe ai mohoi të kishte dijeni në lidhje me vendndodhjen e viktimës”, thuhet në procesverbalin e dëshmive të të akuzuarve.

Informata për rastin e vrasjes së Beadin Allaqit ka mohuar të ketë edhe Rexhep Selimi.

Ai u ka thënë hetuesve të ZPS-së se nuk kishte ndonjë njohuri për vendndodhjen e Beadin Allaqit, derisa është pyetur edhe në lidhje me tri letrat që Lladrovci ia kishte dërguar Hashim Thaçit më 2003.

SELIMI më pas iu përgjigj pyetjeve dhe ofroi prova në lidhje me ngjarjet që kanë të bëjnë me akuzat, duke përfshirë, por pa u kufizuar në: marrëdhëniet e tij me Ramiz LLADROVCI; nëse ai dinte për letrat që LLADROVCI ia kishte dërguar të akuzuarit Hashim THAÇI; miqësia me Fehmi LLADROVCIN deri në vdekjen e tij në shtator 1998; nëse ai e njihte viktimën në këtë rast; mohimi i tij se kishte ndonjë njohuri në lidhje me vendndodhjen e viktimës.

Letrat e Lladrovcit për Thaçin

Ramiz Lladrovci ia kishte shkruar tri letra Hashim Thaçit në vitin 2003. Me anë të këtyre letrave kërkonte të takohej me Thaçin për t’ia dëshmuar se “nuk po bashkëpunonte me shërbime të huaja” kundër kryetarit të atëhershëm të PDK-së.

Lladrovci, kryetar i Drenasit, i ankohej Thaçit se shumë prej drejtuesve të UÇK-së e shihnin atë si spiun të shërbimeve të huaja. Mes tjerash përmendte vrasjen e Beadin Allaqit, një nga drejtuesit e UÇK-së në vrasjen e të cilit implikohet Hashim Thaçi në këtë letër.

Ai thoshte se Lulzim Jashari, Nuredin Lushtaku, Sylejman Selimi e Rexhep Selimi po shpifnin kundër tij.

Tri letrat i kishte siguruar dhe publikuar Insajderi më 2016, me autor gazetarin Vehbi Kajtazi.

Në letrën e parë, Lladrovci ankohej se Lulëzim Jashari – djali i komandantit Adem Jashari, Nuredin Lushtaku, Sylejman Selimi dhe Rexhep Selimi, e kanë akuzuar se po bashkëpunon me shërbime të huaja për ta denoncuar Thaçin për përfshirje në vepra penale, siç është vrasja e Beadin Allaqit.

“Jam akuzuar se, duke bashkëpunuar me të huajt, shërbimet e huaja, po bëj çka është e mundur të ju akuzoj ose denoncoj për rastin… Kjo më është thënë edhe nga Rexhë Selimi, pra ka filluar të bëhet fjalë, pa e ditur unë asnjëherë dhe pa folur me mua”, shkruan në këtë letër në të cilën emri i Beadin Allaqit është i fshirë me të zezë.

Lladrovci i thotë Thaçit se nuk janë të vërteta pohimet se ai po bashkëpunon me shërbime të huaja për ta implikuar atë në këto krime.

“Nuk është e nevojshme të siguroj se nuk kam asnjë lidhje me asnjë, theksoj, me asnjë shërbim të huaj, po ashtu nuk e shoh të nevojshme të të siguroj se kurrë nuk ka folur për shokët e mi. Kjo është akuzë e rëndë, të cilën nuk e mbaj dhe nga e keni ju këtë informacion. Sepse duke qenë informacion I rremë, pra gënjeshtër fund e majë, ajo ose ka lidhje me keqtrajtimin e figurës suaj, ose me paradënimin e figurës sime, që për mua është më e shtrenjtë se gjithçka tjetër”, shkruan Lladrovci.

Me anë të letrës së parë ai e pyet Thaçin se nga është informuar se po bashkëpunon me shërbime të huaja, informacione këto që, sipas Thaçit, mund të sjellin pasoja të dyanshme.

“Pra nga e keni ju këtë informacion, sepse ky informacion duke u përhapur, mund të sjellë pasoja të dyanshme; për ju të besohet se kështu ka qenë, pra se ka diçka të vërtetë, dhe për mua se flas për shokët, spiunoj, ose shpifi, çka mund të jetë fillesë edhe për eleminimin tim”, shkruan Lladrovci.

“Ti e di mirë, sepse më njeh mirë se nuk kam frikë, por nuk e shoh të nevojshme të krijohen konflikte që mund të zgjasin shumë. Unë e di se akoma ka njerëz që duan të njollosin figurën e Fehmi Llarovcit dhe tash, kur ai nuk është më, kërkojnë ta bëjnë përmes figurës sime”, thotë Lladrovci në këtë letër.

Kryetari i Drenasit i thotë Thaçit se po flitet se është pasuruar shpejt, se ka pasuri edhe prona, se ka abuzuar me fonde dhe ka shtëpi dhe toka në Prishtinë.

“Për herë të parë këtë e kam dëgjuar nga Bedri Islami, i cili më ka pyetur direkt se përse po flitet se jam bërë i pasur dhe nëse është e vërtetë, duke më thënë se këtë vërejtje e ke edhe nga Hashim Thaçi. Baci Bedri më ka thënë atëherë, para dy viteve, se Hashimi është mërzitur në ty, pra në mua, sepse jam bërë I pasur shpejt”, shkruan Lladrovci.

“Tash po flitet se kam ndërtuar edhe shtëpi në Prishtinë, etj etj. Të gjitha këto nuk janë të sakta. Unë mund të ballafaqohem me gjithsecilin për atë pjesë të fondit që kam administruar, shënimet janë të përpikta, sepse kemi qenë dy vetë, unë e Halili që ti e njeh po ashtu mirë për ndershmërinë e tij dhe në këtë rast akuzohet edhe ai”, ankohet më tej Lladrovci.

Kryetari i Drenasit i thotë Thaçit se kohëve të fundit ai dhe familja e tij kanë pasur kërcënime nga grupe të ndryshme të cilat i njeh se kush janë. Lladrovci thotë se pas luftës emri i tij ishte përmendur për disa pozita udhëheqëse, por nuk e kuptonte se pse Thaçi po i largohej. /Paparaci

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë