Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Thaçi nga Haga: Akuzat për trafikim organesh ishin “justifikim për themelimin e Gjykatës Speciale”

11/09/2026 - 07:37
në Kryesore, Lajme
A A
Thaçi nga Haga: Akuzat për trafikim organesh ishin “justifikim për themelimin e Gjykatës Speciale”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka hedhur poshtë akuzat për trafikim organesh të ngritura pas raportit të Dick Marty-t, duke i cilësuar hetimet si një justifikim për themelimin e Gjykatës Speciale.

Thaçi tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është hetuar dhe gjykuar më shumë se çdo palë tjetër e konfliktit në ish-Jugosllavi, ndërsa sipas tij, ajo ka bashkëpunuar me drejtësinë ndërkombëtare.

“Hetimet rreth akuzave të Dick Marty-t për gjoja trafikim organesh nuk çuan as gjëkundi. Ato ishin thjesht një justifikim për themelimin e kësaj gjykate”, tha Thaçi.

Ai theksoi se për gati gjashtë vjet, sipas tij, janë ricikluar akuza që janë trajtuar për dekada nga institucione të ndryshme të drejtësisë.

“UÇK-ja është më e hetuara dhe më e gjykuara nga të gjitha palët ndërluftuese në territorin e ish-Jugosllavisë. Në anën tjetër, ajo ishte më bashkëpunuesja me drejtësinë ndërkombëtare nga të gjithë. Diçka nuk përputhet këtu”, u shpreh ai në një intervistë nga Haga për emisionin “Top Story”.

Duke folur për luftën në Kosovë, Thaçi tha se represioni dhe masakrat e forcave serbe ishin shkaku i masivizimit të UÇK-së, të cilën e përshkroi si një reagim vetëmbrojtës.

“Serbia e nisi luftën. Kosova u mbrojt nga shfarosja”, deklaroi Thaçi, duke iu referuar edhe masakrave të shkurtit dhe marsit të vitit 1998 në Drenicë.

Ish-presidenti foli edhe për kthimin e tij në Kosovë nga Perëndimi gjatë kohës së luftës.

“U ktheva në Kosovë nga Perëndimi, atëherë kur jo pak njerëz mendonin se Kosova po jepte shpirt. U ktheva për t’iu bashkuar rezistencës shqiptare”, tha ai.

Thaçi shtoi se aktiviteti i tij gjatë asaj periudhe, sipas tij, ka qenë transparent për qytetarët e Kosovës dhe mekanizmat ndërkombëtarë.

JU REKOMANDOJMË

Aktgjykimi i Hagës në gjuhën shqipe, zbulohet kërkesa e mbrojtjes së Hashim Thaçit para nisjes së seancës

Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burgim
03/11/2026 - 12:39

Në faqen e Gjykatës Speciale është i publikuar aktgjykimi në gjuhën shqipe, ku u dënuan më 16 shtator, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Ajo...

Më shumëDetails

“Jam rrëmbyer nga paraburgimi i Durrësit me urdhër të Ramës”, publikohet letra e Veliajt drejtuar GJKKO

Arres’timi i Veliajt, Rama: Vetëm një maskara mund të mendojë që kontrollojmë SPAK-un
03/11/2026 - 12:30

Seanca e sotme e kryebashkiakut Erion Veliaj u shty për datën 17 nëntor. Vetë kryebashkiaku nuk ishte i pranishëm në këtë seancë, por iu drejtua gjykatës përmes një...

Më shumëDetails

Vaksinohet presidentja Shiroka- Pula, bashkë me të edhe kryeparlamentarja

Vaksinohet presidentja Shiroka- Pula, bashkë me të edhe kryeparlamentarja
03/11/2026 - 12:08

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal, duke theksuar rëndësinë e kujdesit të ndërsjellë dhe të mbrojtjes së shëndetit publik....

Më shumëDetails

Raportimi ekskluziv i Veriu.info për kontratën skandaloze të Përparim Ramës për ndriçimin publik, sot VV bëri denoncim në Prokurorinë Speciale për këtë kontratë

Raportimi ekskluziv i Veriu.info për kontratën skandaloze të Përparim Ramës për ndriçimin publik, sot VV bëri denoncim në Prokurorinë Speciale për këtë kontratë
03/11/2026 - 11:31

Gazeta Online Veriu.info dje raportoi ekskluzivisht për kontratat e ndiçimit Smart nga komuna e Prishtinës në krye me Përparim Ramën, njëra e vitit 2024 dhe tjetra e vitit...

Më shumëDetails

Vendimi i Supremes për konfiskimin e Patent Shoferëve, Policia e Kosovës del me sqarime shtesë

Policia njofton për mbi 100 aksidente gjatë 24 orëve të fundit, janë shqiptuar 2561 gjoba
03/11/2026 - 11:24

Policia e Kosovës ka njoftuar se do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme për kthimin e patentë-shoferëve të cilët janë marrë përkohësisht nga policia dhe për të cilët ka...

Më shumëDetails

Shoqja e Arlinda Zekajt kërkon hetim edhe për ish-vjehrrën, pretendon se ajo e ka parë vrasjen dhe s’ka ndërhyrë

Shoqja e Arlinda Zekajt kërkon hetim edhe për ish-vjehrrën, pretendon se ajo e ka parë vrasjen dhe s’ka ndërhyrë
03/11/2026 - 11:20

Shoqja e Arlinda Zekajt, Ana Zhubi, e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka reaguar sërish për rastin e vrasjes së saj. Përmes një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    367 Shpërndaje
    Shpërndaje 147 Tweet 92
  • Leonora Jakupi ndahet nga burri pas 10 vitesh? Këngëtarja reagon ashpër (foto)

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Ekskluzive: Kontrata skandaloze e Përparim Ramës për ndriçimin publik, rritje astronomike e çmimeve deri në 191 mijë e 566% për një pozicion

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Kurti emëron zv.ministren e Shëndetësisë

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Bonu i fortë”, një familjare shkoi te Gjykata e Gjilanit për t’i dhënë kurajo 65-vjeçarit që dyshohet për vrasje të rëndë

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë