Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

The Telegraph: Bregdeti shqiptar, mes 10 destinacioneve më të mira në Evropë për pushime

27/06/2025 - 16:37
në Lajme
A A
The Telegraph: Bregdeti shqiptar, mes 10 destinacioneve më të mira në Evropë për pushime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prestigjiozja britanike The Telegraph ka renditur Shqipërinë mes 10 destinacioneve më të mira në Evropën Lindore për pushime në plazh, duke vlerësuar veçanërisht ishujt e Ksamilit, Rivierën shqiptare, Liqenin e Ohrit dhe Liqenin e Shkodrës.

Në artikullin dedikuar vendeve “mahnitëse dhe më pak të populluara” për pushime verore, The Telegraph e nis me përshkrimin e Ksamilit, të cilin e cilëson si “perlë të veçantë në detin Jon” me “katër ishuj idilikë, të rrethuar nga rërë e bardhë dhe ujëra kristal”.

“Akomodoheni në fshatin e afërt të Ksamilit dhe shfrytëzoni rastin për të vizituar Butrintin, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s – një park kombëtar dhe qytet i lashtë me rrënoja që datojnë që nga shekulli VII para Krishtit”, shkruan gazeta britanike.

Artikulli rekomandon gjithashtu plazhin e Dhërmiut, si një alternativë më të përballueshme krahasuar me Rivierën Franceze.

“Këtu, guralecët e bardhë rrezatues përshkohen nga ujërat bruz të detit Jon dhe mbështeten nga Malet e Vetëtimës. Ju mund të shijoni ushqime deti të freskëta dhe sallata plot shije”, shkruhet më tej, duke sugjeruar edhe eksplorimin e fshatit të vjetër të Dhërmiut dhe plazhit të egër të Gjipesë.

Në vijim, The Telegraph fton lexuesit të vizitojnë Liqenin e Ohrit, një destinacion unik që ndan kufijtë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Gjithashtu vlerësohet Liqeni i Shkodrës, si liqeni më i madh në Evropën Jugore, i pasur me biodiversitet dhe monumente historike.

“Këtu, të apasionuarit pas natyrës mund të bëjnë vëzhgim zogjsh, të eksplorojnë gjire të fshehura dhe të vizitojnë manastire apo xhami historike”. Ndër destinacionet e tjera të përmendura në listë janë Ujëvarat e Kravicës në Bosnje-Hercegovinë, Liqeni Balaton në Hungari dhe plazhet e Malit të Zi.

JU REKOMANDOJMË

Avokatët e PDK-së nesër në konferencë për media për vendimin e Kushtueteuses, do të prezantohen edhe veprimet e partisë
Lajme

Avokatët e PDK-së nesër në konferencë për media për vendimin e Kushtueteuses, do të prezantohen edhe veprimet e partisë

27/06/2025 - 19:44
Trump thotë se kishte kërcënuar Serbinë me ndalje të tregtisë me SHBA-në pas rrezikut për luftë me Kosovën
Lajme

Trump thotë se kishte kërcënuar Serbinë me ndalje të tregtisë me SHBA-në pas rrezikut për luftë me Kosovën

27/06/2025 - 19:28
Kushtetuesja çarmatos VV’në për votimin e fshehtë, zgjedhja e kryetarit të vazhdojë sipas praktikave të deritashme parlamentare – me votim të hapur
Lajme

Kushtetuesja çarmatos VV’në për votimin e fshehtë, zgjedhja e kryetarit të vazhdojë sipas praktikave të deritashme parlamentare – me votim të hapur

27/06/2025 - 19:13
Limaj “thumbon” Haradinajn për sulmet që ia bëri, tregon se do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga Kurti
Lajme

Limaj “thumbon” Haradinajn për sulmet që ia bëri, tregon se do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga Kurti

27/06/2025 - 18:48
Gruda, PDK: VV-ja për katër muaj e ka shkelur Kushtetutën e vendiT
Lajme

Gruda, PDK: VV-ja për katër muaj e ka shkelur Kushtetutën e vendiT

27/06/2025 - 18:46
Limaj: Sot gjithçka është bërë e qartë, qëndrimi ynë ka qenë i drejtë, dinjitoz dhe në shërbim të vendit!
Lajme

Limaj: Sot gjithçka është bërë e qartë, qëndrimi ynë ka qenë i drejtë, dinjitoz dhe në shërbim të vendit!

27/06/2025 - 18:38

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Transaksionet e dyshimta të FC Vushtrria, 130 mijë euro pagesa në xhirollogarinë e kompanisë që merret me hekur e çelik (Dokument bankar)

    Transaksionet e dyshimta të FC Vushtrria, 130 mijë euro pagesa në xhirollogarinë e kompanisë që merret me hekur e çelik (Dokument bankar)

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • Moment i sikletshëm për deputeten e Nismës: Rrëzohet në hollin e Kuvendit/VIDEO

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Ja pse nuk duhet të flini cullak gjatë verës

    167 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Këto janë vendimet që mori qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Lajm i mirë për lehonat, nga sot marin shtesat me rritje

    256 Shpërndaje
    Shpërndaje 102 Tweet 64

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë