Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Thellohet skandali: Zbulohet biznesi mes trafikantit të dr’gës dhe polakut të Rezervave Shtetërore

27/12/2024 - 21:41
në Kryesore, Lajme
A A
Thellohet skandali: Zbulohet biznesi mes trafikantit të dr’gës dhe polakut të Rezervave Shtetërore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një lidhje biznesore del të jetë e zhvilluar mes trafikantit të drogës, Nezir Idrizi dhe binzesmenit polak, Tomasz Tokarski, përmes së cilit u tentua blerja e mallrave për Rezervat Shtetërore.

Nezir Idrizi, i dënuar për trafikim me drogë, e kishte njoftuar Ridvan Muharremin me biznesmenin polak, Tomasz Tokarski, për blerjen e mallrave për Rezverat Shtetërore.

Përveç se e ka mik, Idrizi ka edhe lidhje biznesore me biznesmenin polak, Tomasz Tokarski.

Idrizi e Tokarski janë aksionarë të kompanisë EMCODEX L.L.C.

Sipas të dhënave në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK), kompania EMCODEX L.L.C.. merret me administrimin e tregjeve financiare.

Tomasz Andrzej Tokarski mban 52% të aksioneve, kurse Nezir Idrizi ka rreth 4% të aksioneve, me vlerë prej 100 mijë euro në këtë kompani.

Përpos dyshes Idrizi – Tokarski, aksionarë tjerë në këtë kompani janë edhe dy turq dhe një polak. Bertil Ake Gunnar dhe Slawomir Tadeusz Bober me nga 20% të aksioneve dhe Artur Stefan Gorzelak me 4%.

Nezir Idrizi ia kishte propozuar sekserit Ridvan Muharremi kompaninë e mikut të tij polak, për furnizimin me mall për Rezervat Shtetërore në Ministrinë e Tregtisë, ndërkaq Muharremi më pas kishte ‘aktivizuar’ lidhjet e tij me pushtetarët.

Ani pse e kishte mohuar se ishte bashkëpronar në kompaninë me të cilën edhe është bërë blerja e mallrave për rezervat shtetërore, Neziri kishte thënë se kishte shërbyer vetëm si përkthyes në negociatat mes Qeverisë e kompanisë XANTO KOS, ku pronar është biznesmeni polak Tomasz Tokarski.

“Negociatori” i blerjes së mallrave për Rezervat Shtetërore, Nezir Idrizi, në të vërtetë është një trafikant droge.

Ai është i dënuar me mbi 10 vite burgim për shpërndarjen e drogës në Evropë, e përpos në kontinentin e vjetër, Neziri është marrë me trafikimin e drogës edhe në Kosovë.

Ai ishte shpallur fajtor edhe në Kosovë për trafikim me drogë.

Më 4 shtator të vitit 2014, Neziri ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë. Vendimi i Themelores ishte bërë i plotfuqishëm më 14 nëntor të 2014-të, ndërkaq Neziri kishte përfunduar në burg. Ai ishte dënuar me 1 vit burgim./Paparaci

JU REKOMANDOJMË

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë në mesantë, bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore
Lajme

S’u pëlqeu gjoba e trafikut, dy persona sulmojnë policin në Leposaviq – Arrestohen e dërgohen në mbajtje

04/07/2025 - 10:15
Zhduket një person në Ferizaj
Lajme

Zhduket një person në Fushë-Kosovë

04/07/2025 - 09:58
Mishetiq-dëshmitarit: Në deklaratën e dhënë në polici me 1999 nuk keni thënë që keni parë emblemë të UÇK-së tek personat që të rrëmbyen
Lajme

“Ne ish-ushtarët e UÇK-së jemi gjithmonë ushtarë të Amerikës”, OVL e UÇK-së uron SHBA-në për 4 Korrikun

04/07/2025 - 09:52
Osmani uron Ditën e Forcës: Heronjve dhe dëshmorëve që hodhën themelet e Ushtrisë, u takon lavdia e përjetshme
Kryesore

“Nga populli më pro-amerikan në botë”, Presidentja Osmani uron Ditën e Pavarësisë së SHBA-së

04/07/2025 - 09:43
Haradinaj në takim me drejtorin për Evropë dhe NATO në Pentagon: Argumentova nevojën për anëtarësim të përshpejtuar në NATO
Lajme

Haradinaj uron SHBA-të në ditën e pavarësisë: Aleate historike e mike e pazëvendësueshme për Kosovën

04/07/2025 - 09:28
Zjarr në një depo të Ipkos, reagojnë nga kompania
Lajme

Zjarr në një depo të Ipkos, reagojnë nga kompania

04/07/2025 - 09:19

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Inspektorati Shëndetësor mbyll poliklinikën “Euromed Group” Sh.P.K. me pronar Leart Jakupi

    Inspektorati Shëndetësor mbyll poliklinikën “Euromed Group” Sh.P.K. me pronar Leart Jakupi

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Ngjarje e pazakontë në Prishtinë, tre policë civilë dyshohet se rrahën brutalisht një të ri pas një ndjekjeje

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Lushtaku per Lladrovcin: S’merrem me njerëz me probleme psiqike

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kongresi amerikan miraton “Ligjin e Madh dhe të Bukur” të Trumpit pas 24 orësh debat

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ankohet qytetari nga Prizreni: U sulmova nga një i mitur brenda marketit “Zhurjani” pa asnjë konflikt!

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë