
Një incident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një i mitur pas një përleshje është therurr me thikë, raporton Veriu.info.
Ngjarja ka ndodhur në korzën e vjetër saktësisht në sheshin “Skenderbeu” në Mitrovicë.
Rastin e ka konfirmuar për Veriu.info, zëdhënësi i polisicë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Nga hetimet e para bëhet e ditur se incidenti ka ndodhur në sheshin Skenderbeu në Mitrovicë, ku pas një preleshje i lëndime nga një mjet i mprehtë ka pësuar viktima mashkull i moshës se mitur. Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar i moshës se mitur. Njësitet përkatëse po vazhdojnë me rrjedhën e hetimeve”, ka thënë Zahiti për Veriu.info










