
Mëngjesi i sotëm në Istog nisi me lajmin se Zyra e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është thyer.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Bekë Berisha, ku sipas tij zyra është thyer mbrëmë nga disa persona të panjohur.
“Sot në mëngjes më ka njoftuar policia se mbrëmë më është thyer zyra”, ka thënë ai.
Berisha ka shtuar se nuk është frikësuar, dhe se nuk ka informacione se kush ka mundur ta bëjë këtë gjë.










