Rrugët e Prishtinës të dielën u mbushën me thirrje në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa pjesë e organizimeve ishin edhe tifogrupet kosovare.
Tifozët e disa prej grupeve më të mëdha në vend u bashkuan në kryeqytet, duke marshuar dhe duke brohoritur “UÇK, UÇK”, në një atmosferë që u shoqërua me flamuj e pankarta.
Thirrjet e tyre jehuan nëpër rrugët e Prishtinës, duke e kthyer marshimin e tifozëve në një prej pamjeve më të veçanta të organizimeve të së dielës.
Kjo protestë erdhi në kuadër të organizimeve të mbajtura në Kosovë, Evropë dhe vende të tjera, në shenjë mbështetjeje për ish-krerët e UÇK-së dhe kundërshtimi ndaj vendimeve të Gjykatës Speciale në Hagë.














