
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Time Kadriaj ka kritikuar ashpër qeverinë e Kosovës për koeficientin në vlerë të 105 eurove, raporton Gazeta Blic.
Edhe grupi parlamentar i AAK-së, ka lëshuar sallën e Kuvendit.
“Me këto veprime që po bënë kjo Qeveri… po udhëhiqni vetëm më mashtrime se keni mashtruar që nga fillimi. Duhet të ju vij turp, sepse ju vetëm dini të mashtroni, Keni qenë ju pikërisht VV, që nuk e pati votuar ligjin e pagave ku koeficienti ka qenë 129 euro duke thënë se dëmtohen të gjitha sektorët – e tash me 105 euro nuk po u dëmtojka a? Turp të ju vije”, ka thënë ajo.











