Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tiranë: Mbahet protesta e thirrur nga Sali Berisha kundër vendimit për mbylljen e Tikok-ut

15/03/2025 - 20:45
në Kryesore, Lajme
A A
Tiranë: Mbahet protesta e thirrur nga Sali Berisha kundër vendimit për mbylljen e Tikok-ut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Opozita shqiptare ka dalë këtë të shtunë të protestojë në bulevardin kryesor të Tiranës kundër vendimit të qeverisë Rama për të mbyllur rrjetin social TikTok.

Duke e cilësuar këtë akti si një censurë të ngjashme me atë të diktaturës, mbështetësit e opozitës u grumbulluan në sheshin Skënderbej dhe marshuan përgjatë bulevardit Dëshmorët e Kombit për t’u mbledhur përpara kryeministrisë.

Të rinjtë e pranishëm mbanin në duar parrulla ku kërkohej të respektohej liria e fjalës dhe t’i thuhej jo censurës.

Protesta ishte e qetë, ndërkohë që policia e shtetit kishte aktivizuar më shumë se 1000 efektivë në terren për mbarëvajtjen e saj.

Në podium folën kryesisht të rinj, mes të cilëve dhe kandidatë në listën e Aleancës për Shqipërinë Madhështore, teksa kreu i PD, Sali Berisha zgjodhi të qëndrojë në mes të turmës.

Në fund të protestës që zgjati pak më shumë se 60 minuta, lideri demokrat e cilësoi këtë tubim si më madhështorin që nga viti 1990, kur studentët u kthyen nga takimi me Ramiz Alinë.

“Rama armik i egër i lirisë, i të rinjve shqiptarë. Rama u damkos si biri i të atit, i cili 37 vite më parë urdhëroi varjen e poetit Havzi Nela. Edi Rama mori ndëshkimin më të madh. Ia thanë të gjitha të rinjtë. Fjalën e kishin të rinjtë. Nuk kam dëgjuar fjalime më të bukura, me pasion. Ishte dita e tyre. Mbyllja e Zërit të Amerikës është çështje gjeopolitike globale.

Ata duan të kufizojnë shpenzimet kolosale me këtë radio dhe të shmangin një propagandë të tepërt, nuk ka të bëjë me censurës, bëhet fjalë për një ent publik. Nga protesta e sotme shqiptarët dëgjuan thirrjen brilante për fjalën e lirë. Kjo ishte protesta e të rinjve. Unë isha një pjesëmarrës. Ky miting krahasohet me atë të datës 11 dhjetor 1990 kur u kthyen nga pallati presidencial në Qytet Studenti. Në 35 vite këto ishin fjalime mbresëlënës”, tha Berisha.

Qeveria u angazhua të mbyllë rrjetin social, ndaj të cilit edhe shumë vende të tjera në botë kanë vendosur masa, pas vrasjes së të riut Martin Cani nga një bashkëmoshatar ndërkohë që për këtë çështje u zhvillua dhe një konsultë me prindër dhe mësues.

Disa ditë më parë kryeministri Rama njoftoi se mbyllja do të zgjasë 1 vit deri sa kompania të vendosë filtrat e sigurisë, ndërkohë që aktualisht platforma ende është funksionale.

Sali Berisha vlerëson se kryeministri Rama kërkon të mbyllë rrjetin social për arsye elektorale pasi shumë të rinj po e ironizojnë kreun e qeverisë.

JU REKOMANDOJMË

Tragjedia e shqiptares që shokoi Greqinë, 28 minutat që e çuan Mirton drejt vde’kjes, sekretet e fshehura në “dhomën 10”

Tragjedia e shqiptares që shokoi Greqinë, 28 minutat që e çuan Mirton drejt vde’kjes, sekretet e fshehura në “dhomën 10”
19/04/2026 - 17:27

Autoritetet greke po përpiqen të bashkojnë pjesët e enigmës për të formuar pamjen e natës fatale të së hënës së Pashkëve në Argostoli, kur 19-vjeçarja me origjinë shqiptare,...

Më shumëDetails

Vetëplagoset me armë pa leje dhe mashtron policinë, arrestohet 36-vjeçari

Arrestohet i dyshuari: E kishte kanosur një grua përmes rrjeteve sociale
19/04/2026 - 17:15

Një ngjarje e pazakontë e ndodhur në zonën e Laprakës ka përfunduar me arrestimin e një 36-vjeçari, i cili tashmë përballet me akuza të rënda që lidhen me...

Më shumëDetails

Kurti përkujton viktimat e 19 prillit ’99 dhe intelektualët e zhdukur të Mitrovicës

Kurti përkujton viktimat e 19 prillit ’99 dhe intelektualët e zhdukur të Mitrovicës
19/04/2026 - 17:05

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka përkujtuar viktimat e luftës së fundit në Kosovë, në 26-vjetorin e ngjarjeve të 19 prillit 1999. Kurti ka bërë homazhe në Hallaq...

Më shumëDetails

Nëser në ora 11:00 takimi Kurti – Abdixhiku, a do arrihet marrëveshje për presidentin pas “pushimit” dy javë që patën?

Nëser në ora 11:00 takimi Kurti – Abdixhiku, a do arrihet marrëveshje për presidentin pas “pushimit” dy javë që patën?
19/04/2026 - 16:25

Në dhjetëditëshin e fundit për zgjedhjen e presidentit, nesër pritet të mbahet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Burime të Express...

Më shumëDetails

Jashari e PDK-së: Veprimet e deritanishme të Kurtit, më shumë çojnë në zgjedhje se në zgjidhje

Jashari e PDK-së: Veprimet e deritanishme të Kurtit, më shumë çojnë në zgjedhje se në zgjidhje
19/04/2026 - 15:41

Pavarësisht veprimeve që mund të bëhen ditët në vazhdim, Partia Demokratike e Kosovës i ka vlerësuar të pakta përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjidhjen e çështjes së presidentit...

Më shumëDetails

“Askujt nuk duhet t’i konvenojnë zgjedhjet”/ Hyseni: E gabuar ideja se mund ta godasin fuqinë politike të VV-së – ta zgjedhim presidentin

“Askujt nuk duhet t’i konvenojnë zgjedhjet”/ Hyseni: E gabuar ideja se mund ta godasin fuqinë politike të VV-së – ta zgjedhim presidentin
19/04/2026 - 15:27

Askujt nuk duhet t’i konvenojnë zgjedhjet. Kështu vlerëson deputeti i VV-së, Driton Hyseni. Ai në një intervistë për Gazeta Blic, thotë se zgjedhjet nuk do të prodhonin zgjidhje,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë të arrestuarit për bixhoz ilegal në Mitrovicë (Emrat)

    Këta janë të arrestuarit për bixhoz ilegal në Mitrovicë (Emrat)

    441 Shpërndaje
    Shpërndaje 176 Tweet 110
  • Bastisje në 13 lokacione në Vushtrri për bixhoz ilegal – arrestohen 6 persona(Emrat)

    185 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • Në aksionin kundër skemave piramidale dhe bixhozit u arrestua edhe Arbër Berani, pronari i fitnesit luksoz NOX Gym Athletics

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Bie pak çmimi i naftës dhe benzinës në Kosovë, këto janë cmimet për sot dhe nesër

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Autori i “Mësuesi që u bë vrasës”: Unë besoj që Nazim Bllaca nuk e ka vrarë Ibush Kllokoqin, e vrau shërbimi sekret serb

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë