
Arbër Vokrri, zëvendësministër i Ministrisë së Pushtetit Lokal, ka rishpërndarë një status, në të cilin ka një qëndrim absolutisht bizar kundrejt mediumeve të Kosovës.
Vokrri, që ishte bërë i njohur kohë më parë me qëndrime goxha skandaloze rreth islamit dhe shqiptarëve në një iftar të Shefqet Krasniqit, ka bërë edhe një tjetër kualifikim të rëndë.
Ai e ka rishpërndarë një status të tij të vitit 2022, ku i quan mediet kosovare (me ndonjë përjashtim të vogël) si muratja më e rëndë që e ka pllakosur këtë vend.
Në mbishkrimin e rishpërndarjes, Vokrri ka shkruar se shpreson që një gjë e tillë të ndryshojë.
Z. Vokrri ka bërë cilësime edhe më skandaloze në koment, duke i quajtur mediet si media të Vuçiqit.











