Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se i ka kërkuar nga Agjencisë Kadastrale të Kosovës t’ia regjistrojë pronën Manastirit të Deçanit, ashtu siç ka kërkuar Gjykata Kushtetuese.
Ky vendim ka nxitur reagime të mënjëhershme pas Kurti sa ishte në opozitë kundërshtonte ashpër zbatimin e këtij vendimi.
Lidhur më këtë edhe deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar duke thënë se mashtrimeve të kryeministrit Kurti, po u vjen fundi.
“Mashtrimeve të Albin Kurtit me kauza të rrejshme tashmë po ju vjen fundi.” – ka shkruar ai në Facebook.













