Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tokë, vetura, banesa e para të gatshme: Kjo është pasuria e 10 personave ndaj të cilëve u ngrit aktakuzë për korrupsion

23/08/2023 - 17:06
në Kryesore, Lajme
A A
Izedin Bytyqi, Betim Reçica etj: Këta janë emrat e personave të dyshuar për korrupsion
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

10 zyrtarë të shtetit do të përballen së shpejti me drejtësinë. Kjo nën akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Pjesa më e madhe janë ish-zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, kurse tre ish-udhëheqës të Organit Shqyrtuer të Prokurimit. Për çfarë bëhet fjalë dhe cila është pasuria e këtyre zyrtarëve?

Nënshkrimi i një kontrate lidhur me rrugën Prizren-Prevallë në vlerë mbi 14 milionë euro, pritet t’i vë përballë drejtësisë 10 zyrtarë. Ata po dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, e njëra prej tyre edhe për falsifikim.

Aktakuza është ngritur ndaj zyrtarëve Betim Reçica, Valmira Bllaca, Zymer Abdullahu, Jetmir Alaj, Emir Morina, Blerim Dina, Nuhi Paçarizi, Goran Milenkoviç, Izedin Bytyqi dhe Muhamet Gashi.

Jozyrtarisht Nacionale ka mësuar se në mesin e të akuzuarve është edhe Betim Reçica, ish-sekretar në Ministrinë e Infrastrukturës. I akuzuar gjithashtu është edhe Izedin Bytyqi, edhe ky dikur sekretar në Ministrinë e Infrastrukturës.

E akuzuar është edhe Valmira Bllaca, e cila një kohë ka ushtruar detyrën e drejtoreshës së Divizonit të Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës. I akuzuar është edhe Muhamet Gashi. Ky i fundit në kohën e qeverisë Hoti ishte emëruar zv/ministër i Infrastrukturës.

I akuzuar është edhe Zymer Abdullahu që një kohë ishte emëruar sekretar në Ministrinë e Infrastrukturës. Kohë kjo kur kishte përplasje për pozitën e sekretarit me Izedin Bytyqin. Jetmir Alaj gjithashtu ishte pjesë e Ministrisë së Infrastrukturës.

Kurse, Blerim Dina, Nuhi Paçarizi e Goran Milenkoviq kanë qenë udhëheqës të OSHP-së.

Sa kanë pasuri?
E këta zyrtarë po del se kanë pasur goxha pasuri. Betim Reçica, dikur sekretar në Ministrinë e Infrastrukturës ka të deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion shtëpi dhe truall në vlerë 280 mijë euro, banesë 58 mijë euro, truall 4 mijë euro dhe 2 mijë euro, banesë në emër të bashkëshortes në vlerë 76 mijë euro, veturë 8 mijë euro dhe motoçikleta. Reçica ka deklaruar të kursyera në bankë 2 mijë euro.

Valmira Bllaca, udhëheqëse e Zyrës së Prokurimit nuk ka deklaruar ndonjë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme. Ajo ka deklaruar 13 mijë euro para të kursyera nëpër banka.

Ish-sekretari tjetër Izedin Bytyqi ka deklaruar goxha pasuri gjithashtu në AKK. 125 mijë euro banesë, një banesë tjetër 114 mijë euro, banesë sërish në vlerë 101 mijë euro dhe 94 mijë euro, lokal 220 mijë euro, garazh 8 mijë euro dhe veturë 17 mijë euro.

Ish/zvministri Muhamet Gashi ka deklaruar banesë e tok dhe 3 mijë euro të kursyera.

Të pasur po dalin të jenë edhe ish-udhëheqësit e Organit Shqyrtues të Prokurimit. Blerim Dina ka deklaruar banesë 80 mijë euro, tokë 5 mijë euro, tokë 9 mijë e 500 euro, mal 17 mijë euro, tokë 11 mijë e 500 euro, shtëpi 30 mijë euro, shtëpi me oborr 150 mijë euro dhe veturë mbi 14 mijë euro.

Nuhi Paçarizi që ishte anëtar në OSHP për kohën kur akuzohet, ka deklaruar shtëpi në vlerë 120 mijë euro si pasuri të përbashkët. Banesë 66 mijë euro në emër të bashkëshortes, banesë 30 mijë euro, tokë 15 mijë euro, dhe dy hapësira toke nga 9 mijë euro. Kurse, veturën e ka deklaruar në vlerë 4 mijë euro.

Anëtari serb në OSHP, Goran Milenkoviq, ka deklaruar shtëpi 100 mijë euro në emër të fëmijëve, banesë 65 mijë euro, 32 mijë euro një tjetër banesë, veturë 5 mijë euro, dhe para të gatshme 15 mijë euro.

Personat e përmendur janë të pafajshëm deri në vendimin përfundimtar nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

Rama-VV’së në Prishtinë: I paskan kapë do letra me bo show politik, kapni more punoni najsen

Rama: Misioni im i radhës është të bëhem kryeministër
03/11/2026 - 10:58

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë sot dorëzoi materiale në Prokurorinë Speciale lidhur me një kontratë për ndriçimin publik ku pretendon se...

Më shumëDetails

Policëve u kërkohet t’i huazojnë kapelat për kadetët deri në diplomim, Balaj e quan keqkuptim

Dështon tenderi milionësh për uniformat e policisë
03/11/2026 - 10:31

Kapiteni i Policisë së Kosovës, Fatmir Balaj, e ka cilësuar si keqkuptim kërkesën që zyrtaret policore të gjinisë femërore t’i dorëzojnë kapelat e uniformës, në mënyrë që ato...

Më shumëDetails

Kurti emëron zv.ministren e Shëndetësisë

Kurti emëron zv.ministren e Shëndetësisë
03/11/2026 - 10:00

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dje ka emëruar Edona Podrimja në pozitën e zëvendësministres në Ministrinë e Shëndetësisë. Kryeministri Kurti e uroi Podrimen për detyrën e...

Më shumëDetails

Aksioni policor në Prishtinë, Prokuroria Speciale konfirmon bashkëpunimin me ndërkombëtarët

Prokuroria Speciale dorëzon aktakuzë për dëbimin e popullsisë civile nga Kosova gjatë luftës së fundit – Mbajnë konferencë për media
03/11/2026 - 09:47

Forca të shtuara policore kanë ndërmarrë një operacion në një objekt afarist në Prishtinë, ku funksionojnë disa qendra të thirrjeve telefonike (Call Center). Operacioni është duke u zhvilluar...

Më shumëDetails

Mashtrimet me Call Center: Hetuesia zbarkon në lagjen Pejton (Pamje)

Mashtrimet me Call Center: Hetuesia zbarkon në lagjen Pejton (Pamje)
03/11/2026 - 09:37

Operacioni i madh ndërkombëtar ka nisur mëngjes e sotëm në Prishtinë. Indeksonline ka raportuar ekskluzivisht në orët e para të ditës së sotme për këtë aksion ku cak...

Më shumëDetails

Ndahet nga jeta zyrtarja policore Afërdita Hasan Kabashi, varrimi i saj bëhet sot

Ndahet nga jeta zyrtarja policore Afërdita Hasan Kabashi, varrimi i saj bëhet sot
03/11/2026 - 09:29

Ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare zyrtarja policore Afërdita Hasan Kabashi, nga fshati Opterushë. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi mortor, ku familjarët dhe të afërmit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    363 Shpërndaje
    Shpërndaje 145 Tweet 91
  • Ekskluzive: Kontrata skandaloze e Përparim Ramës për ndriçimin publik, rritje astronomike e çmimeve deri në 191 mijë e 566% për një pozicion

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Bonu i fortë”, një familjare shkoi te Gjykata e Gjilanit për t’i dhënë kurajo 65-vjeçarit që dyshohet për vrasje të rëndë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kurti emëron zv.ministren e Shëndetësisë

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Rasti i doktorit Gëzim Berisha: Avokati mohon pretendimet për dhunë dhe jep versionin e tij

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë