Pasi autoritetet e Republikës së Kosovës kanë ndaluar mbajtjen e zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës, këta të fundit në mënyrë të organizuar me autobusë dhe mjete tjera të transportit ia kanë mësyrë vendvotimeve në Serbi ku janë caktuar për votuesit nga Kosova.

Dhe fotot nga qendrat e ndara të votimit tregojnë turma të mëdha të qytetarëve që kanë ardhur për të votuar në vendvotimet e caktuara në Rashkë, Bujanoc, Kurshumli dhe Tutin.










