Tomë Gashi ka bërë një status në profilin e tij në Facebook duke e goditur rëndë Gjykatën Speciale, ish-pushtetet e kaluara dhe më së rëndi… gjuhën shqipe.
Në këtë shkrim që s’i përmban as 300 fjalë, ai i ka bërë rreth 50 gabime drejtshkrimore
“Shpresojm qe Avokatet ne tentive te mbrojtejes se klientev te vet te mos e fajsojn UÇK- ne as rastesisht e as gabimisht.” – është njëra prej fjalive të tij.
Ajo çka me gjasë provoi të thoshte është se shpreonte që avokatët e ish-krerëve të UÇK-së të mos e fajësonin UÇK-në – duke nënkuptuar se një gjë të tillë e kishin bërë përmes fjalëve hyrëse.
Z. Gashi megjithatë duket se shpreh dashamirësi ndaj Thaçit dhe të tjerëve duke i thënë këto fjalë:
“Te gjithe pjestarve te UCK-se ne Hage ju desheroj fat”












