Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Tradhti”, “si Milosheviqi”, “idiot” – si po përkeqësohet gjuha mes LVV-së dhe opozitës?

11/11/2022 - 22:05
në Kryesore, Lajme
A A
“Tradhti”, “si Milosheviqi”, “idiot” – si po përkeqësohet gjuha mes LVV-së dhe opozitës?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjuha mes pushtetit dhe opozitës ka degraduar. I gjithë ky tensionim diskursiv vjen pas situatës së krijuar në veri nga bojkotimi i institucioneve të Kosovës nga ana e serbëve. Gjuha është ashpërsuar, teksa pushteti e opozita kanë akuzuar njëra-tjetrën për bashkëpunim me Serbiënë e tradhëti. Madje, një krahasim, që u konsiderua skanaloz, e bëri kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, gjatë një interviste në Pressing të T7.

“Problemi në veri nuk mund të trajtohet me përdorimin e forcës dhe fuqisë. Mënyra si e kemi trajtuar problemin e veriut kohëve të fundit dhe serbëve në veri, unë mendoj se ka rrezik dhe ka ngapak ngjashmëri me qysh na ka trajtu neve Millosheviqi. Duhet të kemi kujdes, sepse ka pak ngjashmëri”, theksoi kreu i PSD-së.

“Pezmatimi” mes LVV-së dhe partive opozitare, PDK, LDK e AAK, u pa edhe dje në Kuvend. Pushteti e opozita rezervuan terme të papranueshme për njëra-tjetrën, përfshirë cilësim jokorrekte si “bandit”, “idiot”, “e sanksionuar nga ShBA-ja” e të ngjashme.

Njohësit e politikës në vend vlerësojnë se përplasjet e ashpra, e madje eskalimi në gjuhë, është i pritshëm marrë parasysh gjendjen aktuale politike.

Gjuha toksike

Rrahman Paçarizi, profesor universitar, përplasjet me gjuhe kaq të ashpër janë të kuptushme.

Në një përgjigje për gazetën Nacionale, z.Paçarizi vlerësoi se një “luftë” e tillë mes pushtetit e opozitës është rrjedhojë e dështimit të skenës politike në kryerjen e detyrave.

“Përplasjet e kësaj natyre jane te pritura, pasi fatkeqësisht kemi një qeveri rigjide, pa ide kreative, që çdo veprim e kalkulon me vota eventuale që do t’ia sillte filan veprimi. Mungesa e koordinimit me partnerët si SHBA, kur është fjala për interesa strategjike të Kosovës, mendoj se është sirenë alarmi shumë me e fuqishme sesa ato që mund të jehojnë në veriun, tashmë pothuaj të humbur, por të pakten të dalë jashtë kontrollit. As opozita nuk ka deshmu që është me kreative dhe në krye të detyrës, siç thuhet. Një opozitë në krye te detyrës do ta kishte pengu me çdo kusht qeverinë për t’u fute në udhë pa krye siç ka ndodhë tash. E kur asnjëra palë s’kanë ide e dije për t’u përballur me situatën, e bëjnë atë që dinë më së miri- sharjet e akuzat e ndërsjella”, ka thënë Paçarizi për Nacionalen.

Polarizimi mes partive politike kosovare nuk e befason as sociologun, Shkodran Ramadani.

Sociologu, që njihet për kritik i pushtetit, tha se fajtori kryesor për gjuhën polarizuese është Lëvizja Vetëvendosje, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

“Ky polarizim nuk me befason aspak. Vetëvendosje është e brumosur mbi impulsin për t’u përplasur, për të linçuar të tjerët e për të përçarë spektrin politik në vend. Sharjet, kërcënimet e akuzat janë vec materializim i këtij mentaliteti. Që nga dita kur Albin Kurti ka ditë me i lidhe dy fjalë me gojën e vet për politike, shpallja e tradhtarëve ka qenë një vepër e zakonshme në repërtoarin e vet. Sot dallimi qëndron vec në atë që përdor platformen e kryeministrit për të ushtruar të njëjtin terror mbi kundërshtarët. Pra asgjë e re për Kosovën. Por ketë herë problemi është se ai ka 51% të votës dhe ky është një problem serioz për shtetin tonë. Sepse qëndrimet e tij tani janë politike zyrtare e shtetit tonë dhe do të na duhet kohë e gjatë të rikuperojmë dëmët e mëdha që ai dhe formacioni i tij politik ia ka shkaktuar, po ia shkaktojnë dhe do t’ia shkaktojnë Kosovës”, ka thënë Ramadani.

Tradhëtia

Ministra, deputetë dhe oponionistë të afërt me qeverinë kanë sulmuar partitë opozitare, duke e cilësuar bashkëpuntore e Vuçiqit dhe e Serbisë, që kërkojnë t’i përmbushin apetitet e shtetit serb.

Më e ashpra në gjuhë ishte ministrja Albulena Haxhiu, duke i cilësuar qëndrimet e opozitës për keqardhje.

“Ata duan që t’i lëshojmë pe Serbisë e të përmbushen apetitet e Vuçiqit, disa për shkak të lidhjeve me strukturat kriminale e disa të tjerë e kanë mendjen veç tek pushteti.”, shkroi Haxhiu ditë më parë.

E gjuhë po kaq të ashpër kishin edhe opozitarët.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook në të cilin ka denoncuar politikën e qeverisë më një gjuhë të ashpër.

Abdixhiku ka thënë që “investimi më i madh i Serbisë në Kosovë” ishte krijimi i bindjes se Kosova mund të ecë përpara pa aleatët ndërkombëtarë.

“Ta lësh Kosovën pa aleatë, është tradhëti. Kërkesa për ecje me ShBA është akt patriotik”, ka shkruar Abdixhiku.

Ndërsa kreu i AAK-së, kishe lëshuar takimin me Kurti, pasi sqaroi se nuk arriti ta duronte “ligjëratën” e kryeministrit në takimin e kësaj jave.

Nacionale kishte raportuar se Haradinaj, gjersa po e lëshonte takimin e kishte sharë kryeministrin Kurti.

“Nëse vazhdon qishtu, ja q*ve nanën venit dhe vetit”, ishte fjalia fjalia që Haradinaj ia tha Kurtit në largim e sipër./Nacionale

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë