Një atentat me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të mbikalimit të Fushë-Krujës ku persona të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë drejt një automjeti.
Panorama.al mëson se një person i paidentifikuar, ka qëlluar me breshëri kallashnikovi drejt një makine.
Si pasojë e plumbave, kanë mbetur të vrarë tre persona, shoferi, pasagjeri në vendin e parë si dhe një pasagjer që ndodhej në sediljen e pasme të automjetit.
Menjëherë pas ngjarjes, makina ka shpërthyer në flakë.
Diklen Vata, 30 vjeç është një prej personave të vrarë sot në Fushë-Krujë në një atentat me armë zjarri, ku u vranë dhe 2 persona të tjerë. Vata rezulton person i skeduar nga policia dhe me precedentë penalë. Ai është arrestuar në shtator të 2017 si shpërndarës kokaine.
Dy të vrarë tjerë janë Besmir Hoxhën dhe Brilant Martini.













