Mazllum Bugujevci, që u plagos një ditë më parë, ende është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Burri që mori plagë në rastin e Livoqit të Gjilanit, ku Valon Ramushi dyshohet se privoi nga jeta bashkëshorten Nafije Bogujevcin, e vëllain e saj Egzonin, tash pas një intervenimi po trajtohet në mjekimin intensiv në QKUK.
Posa t’i përmirësohet pak gjendja, ai pritet të ketë edhe një ndërhyrje. Pas ngjarjes tragjike të së premtes, Ramushi u vetëdorëzua në polici.
Brenda veturës së tij, organet e rendit kanë bërë me dije se kanë gjetur e sekuestruar pistoletë “Bereta”, me leje të skaduar, me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale.
Gjithashtu janë kryer edhe disa kontrolle. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Varrimi i dy viktimave pritet të bëhet të dielën.













