Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale ka arrestuar dje tre presona të nacionalitetit serb të cilët dyshohen për “krime lufte kundër popullatës civile” gjatë luftës së fundit në Kosovë. Arrestimin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani, duke specifikuar se dy prej të arrestuarve janë nga Mitrovica e Veriut dhe Zveçani.
Për këto arrestime ka reaguar edhe politikania serbe dhe këshilltarja e ministrit për Kthim dhe Komunitete, Rada Trajkoviq.
Ajo ka thënë se KFOR-i nuk i është përgjigjur aksionit në veri në atë kohë meqë sipas saj ata e dinë që “përshkallëzimi çon në destabilizim”
Trajkoviq thotë se “arrestimet e koordinuara të serbëve në mbarë Kosovën janë një përshkallëzim dhe destabilizim i qartë dhe me vetëdije i komunitetit’.
Në fund, politikania serbe që këshillon ministrin Rashiq ka thënë se “Kurti donte të ishte si Zelensky dhe kam frikë se ai shkoi në rrugën e Alijevit”.
Për këto arrestime kanë folur edhe nga Bashkimi Evropian duke thënë se po e vëzhgojnë situatën me kujdes. Ndërkohë ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill ka thënë se nuk kanë shumë detaje për arrestimet e ndodhura.
Na ondašnji napad na severu, KFOR nije uzvratio jer dobro zna da eskalacija vodi u destabilizaciju.
Koordinisana hapšenja Srba širom Kosova jesu jasna i svesna eskalacija i destabilizacija naše zajednice.
Kurti je želeo da bude Zelenski a bojim se da je krenuo putem Alijeva.
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) September 21, 2023












