Profesori universitar, Avdi Smajljaj, ka akuzuar zëvendësministrin e Ministrisë sw Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, se përmes Organizatës së tij Joqeveritare ka zhvatur miliona euro nga buxheti i shtetit, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Smajljaj ka thënë se 47 milionë euro të qytetarëve janë bërë rrush e kumbulla nga OJQ-ja e zëvendësministrit Pupovci, në emër të trajnimit të mësimdhënësve.
Sipas tij, me këto trajnime mësimdhënësit kosovarë do duhej të bëheshin ‘Ajnshtanja’, por që nuk është arritur asnjë rezultat nga to.
Ai ka kërkuar llogari për rezultat e këtyre projekteve.












