Tre shtetas rusë kanë mësyrë mbrëmjen e sotme uzinën e armëve në Gramsh, ku pas përleshjes mes tyre dhe forcave shqiptare, dy ushtarë mbetën të lënduar.
Sipas informacioneve paraprake rreth ngjarjes, tre rusët kanë dashur të hyjnë në uzinë në mënyrë të fshehtë. Më pas, ata janë pikasur nga ushtarët, të cilët ishin në vendrojë.
Prej çastit të pikasjes, ushtarët shqiptarë janë afruar drejt shtetasve rusë dhe aty ka nisur edhe përleshja fizike.
Një prej mësymësve, ka sulmuar efektivët me lëndë kimike, duke i lënduar në zonën e syve.
Pas ngjarjes, një prej rusëve është neutralizuar, ndërsa dy të tjerët janë arratisur në drejtim të paditur.
Sipas raportimeve në zonë, të tre të infiltruarit kishin aparate fotografike me vete dhe harta dhe kishin dy ditë që e survejonin zonën.
Njëri prej tyre, ka qëndruar në mjediset e jashtme të uzinës, teksa dy të tjerët kanë kaluar rrethimin.
Ende nuk ka një informacion zyrtar për të sqaruar ngjarjen plotësisht ose qëllimin e shtetasve rusë dhe arsyen pse ata janë gjendur në atë zonë.
Dy ushtarakët ndërkaq, janë dërguar fillimisht në Spitalin e Gramshit, ku kanë marrë ndihmën e parë dhe më pas janë dërguar në Tiranë për mjekim të specializuar. /Albanianpost.com











