Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Tregu i lirë”: S’dihet sa biznese paraqitën dëshmitë në KESCO, afati i fundit 7 prilli

04/04/2025 - 20:32
në Lajme
A A
“Tregu i lirë”: S’dihet sa biznese paraqitën dëshmitë në KESCO, afati i fundit 7 prilli
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bizneset me më pak se 50 punëtorë dhe më pak se 10 milionë euro qarkullim vjetor kanë afat që deri të hënën e 7 prillit të paraqesin dëshmitë e nevojshme në KESCO, si kusht për të vazhduar furnizimin në Shërbimin Universal.

Pa treguar numrin e bizneseve që i janë nënshtruar procesit të vërtetimit deri tani e as nëse do të ketë shtyrje të re, në KESCO përsëritën se atyre u kërkohet certifikata e biznesit me numrin unik dhe shifra e konsumatorit.

“Aktualisht, procesi i dërgimit të dëshmive se mund të vazhdojnë furnizimin me tarifa të rregulluara në kuadër të Shërbimit Universal, po vazhdon në 26 Qendra të Kujdesit për Konsumatorë, përmes aplikimit online në ueb faqen zyrtare të KESCO-s, si dhe email-it të dedikuar vetëm për këtë proces”. – KESCO

Në kuadër të lehtësimit të procesit, në Administratën Tatimore konfirmuan se më 20 Mars i kanë dërguar katër lista të kategorizuara Zyrës së Rregullatorit për Energji dhe KESCO-s dhe se tani mbetet vetëm verifikimi me konsumatorë.

Sipas ATK-së në listën me më shumë se 50 punëtorë janë 964 biznese dhe në atë me më shumë se 10 milionë euro qarkullim vjetor janë 321.

Ndërsa në listën me më pak se 50 punëtorë janë 84 mijë 350 biznese, e në atë me më pak se 10 milionë euro qarkullim vjetor janë 88 mijë e 288 biznese.

Një pjesë e bizneseve janë të përsëritura në lista.

Sipas KESCO-s bizneset me më shumë se 50 punëtorë ose 10 milionë euro qarkullim vjetor, por edhe ato me më pak që nuk i paraqesin dëshmitë, do të dalin me automatizëm në tregun e hapur nga 1 Qershori.

Deri më 21 Mars, që ishte afati fillestar i caktuar, nga rreth 100 mijë konsumatorë komercialë, vetëm rreth 1% e tyre kishin paraqitur të dëshmitë e kërkuara – duke bërë që KESCO-ja të shtyjë afatin deri më 7 Prill.

Qindra biznese kanë kundërshtuar liberalizimin e tregut, duke kërkuar që ky proces të shtyhet edhe për të paktën një vit për të siguruar kontrata më të favorshme të furnizimit.

Ekspertë të ekonomisë dhe të energjisë e kanë vlerësuar të papërgatitur dhe të nxituar këtë proces, duke thënë se mund të humben shumë vende të punës, si dhe të rriten: kostoja për bizneset dhe çmimet për konsumatorët./Dukagjini.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë