
Një burrë me inicialet M.M. nga Banja Lluka në Republikën Serbe, ka pësuar lëndime trupore pasi vetura ku gjendej ai u godit nga një tren në Stanari tek Doboji.
Raportohet se aksidenti ka ndodhur të martën dhe shkaku është mospërfillja e shenjat e komunikacionit.
Në pamjet e publikuara shihet se treni që transportonte mallra e goditi veturën e “mori me vete”.
Lajmin është konfirmuar edhe policia atje, që njoftoi se i lënduari po trajtohet në spital dhe se gjendja e tij shëndetësore është stabile.












