Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tri ditë pas takimit metrik me Macronin, Putini vendos tavolinë centimetërshe me një president tjetër

11/02/2022 - 13:34
në Pa kategori
A A
Tri ditë pas takimit metrik me Macronin, Putini vendos tavolinë centimetërshe me një president tjetër
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vëmendjen në takimin mes presidentëve Emmanuel Macron të Francës dhe Vladimir Putin të Rusisë në fillim të kësaj jave, pos temës kryesore të diskutimit të gjatë prej disa orësh, e mori edhe tavolina gjigante, që i mbajti udhëheqësit disa metra larg njëri-tjetrit.

Për tavolinën e madhe u spekulua shumë. Disa thanë se, përmes saj, presidenti rus ka dashur të përçojë mesazh diplomatik. Megjithatë, dy burime i thanë agjencisë “Reuters” se presidenti francez e ka refuzuar testin rus për Covid-19, prandaj autoritetet kanë vendosur që dy udhëheqësit të qëndrojnë në distancë.

Sidoqoftë, vetëm tri ditë pas takimit të së hënës me homologun francez, Putini e priti në Moskë Presidentin e Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev. Ndryshe nga takimi me presidentin e vendit evropian, me të cilin nuk arriti ndonjë marrëveshje për Ukrainën të hënën, Putini u pa shumë më afër homologut kazak.

Në këtë takim nuk u pa tavolina e famshme. Në vend të saj, mes dy presidentëve po qëndronte një tavolinë shumë më e vogël, që dukej më e ngushtë se 1 metër, ndërsa Putini dhe Tokayevi ishin shumë më afër njëri-tjetrit. Madje, ata edhe u fotografuan duke i shtrënguar duart.

Nuk dihet nëse presidenti kazak ka pranuar që ta bëjë testin rus PCR për koronavirus, por distanca e vogël fizike e tij me Putinin lë të kuptohet se ai u është nënshtruar rregullave të protokollit të vendit pritës.

Autoritetet ruse kanë vendosur kushte të rrepta për njerëzit që dëshirojnë të takohen me Putinin, përfshirë izolimin për dy javë.

JU REKOMANDOJMË

“Hajnia me rrymë”, Buzhala: Blerja është bërë nga ETMT, por u evidentua kinse nga Italia – diferenca dhjetëra milionë euro

“Hajnia me rrymë”, Buzhala: Blerja është bërë nga ETMT, por u evidentua kinse nga Italia – diferenca dhjetëra milionë euro
30/03/2026 - 16:02

Gazetari Berat Buzhala ka alarmuar për një skandal të vjedhjes përmes blerjes së rrymës nga shteti i Kosovës prej Shqipërisë, të cilën sipas tij e kanë evidentuar si...

Më shumëDetails

Eskalon protesta, Protestuesit e OVL-UÇK-së tentojnë të hyjnë me forcë në hyrjen e Kuvendit

Eskalon protesta, Protestuesit e OVL-UÇK-së tentojnë të hyjnë me forcë në hyrjen e Kuvendit
30/03/2026 - 13:26

Protesta e organizuar nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka eskaluar para Kuvendit të Kosovës, ku një numër protestuesish kanë arritur të çajnë kordonin policor dhe të...

Më shumëDetails

Ekspozita për masakrat, Hasani: Këto të dhëna janë nga shërbimi serb

Ekspozita për masakrat, Hasani: Këto të dhëna janë nga shërbimi serb
29/03/2026 - 22:26

I mbijetuari i Masakrës së Dubravës, Nait Hasani ka folur në lidhje me ekspozitën për ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”.Ai ka theksuar se ato të dhëna janë marrë...

Më shumëDetails

Barcelona po i konsideron tri alternativa të lira për Julian Alvarezin, Fisnik Asllani pjesë e listës

Barcelona po i konsideron tri alternativa të lira për Julian Alvarezin, Fisnik Asllani pjesë e listës
29/03/2026 - 20:32

Kërkimi i Barcelonës për një pasardhës afatgjatë të Robert Lewandowskit është bërë një nga temat kryesore përpara merkatos së verës. Interesimi për Julian Alvarezin është i njohur, dhe...

Më shumëDetails

Protesta për shkak të ekspozitës së Shkëlzen Gashit – këto janë pankartat që OVL do t’i përdorë nesër

Prokuroria prezanton listën e veteranëve që pretendon se janë të rrejshëm, mbrojtja e kundërshton
29/03/2026 - 19:42

IOrganizata e Veteranëve të UÇK-së ka thirrur për 30 mars për të kundërshtuar ekspozitën e Shkelze Gashi. Ekspozita u kritikua për shkak të mënyrës siç u përshkrua masakra...

Më shumëDetails

Sveçla fajëson Ramën: Në Prishtinë shemben rrugët, sepse është shembur sistemi

Sveçla fajëson Ramën: Në Prishtinë shemben rrugët, sepse është shembur sistemi
29/03/2026 - 18:59

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka reaguar pas shembjes së dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti”. Sveçla me anë të një reagimi në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kjo kategori e punonjësve në sektorin publik nuk do ta marrë pagën e 13-të

    Kjo kategori e punonjësve në sektorin publik nuk do ta marrë pagën e 13-të

    185 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • Debat me tone të ashpra mes Haradinajt dhe Rexhajt: Përkthyes i UNMIK-ut – unë i hapi krejt

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Ky është i dyshuari për vjedhjen në argjendarinë “OXA GOLD” në Prishtinë

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Kush e përfiton e kush jo pagën e 13-të? Ministri Murati jep detajet

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Policia dhe inspektorët kontrolluan në ‘klinikën’ e Teuta Tunuzliut – zbuluan se injektonte fillerë pa licencë, i ndaluan ofrimin e shërbimeve shëndetësore

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë