Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tri pozitat kryesore, Kelmendi: Kurtit i takon të zgjedhë i pari cilën e do, të tjerat t’ua lë partive tjera

10/07/2026 - 17:21
në Lajme
A A
Kelmendi: Nëse s’kemi President sonte deri në 00:00, shkojmë në zgjedhje për 45 ditë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Adriatik Kelmendi ka thënë se mesazhi që rrjedh nga rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit është ky: qytetarët kanë votuar për balancim të pushteteve.

Kësisoj, publicisti Kelmendi propozoi që formula e kompromisit mes subjekteve politike parlamentare të jetë ndarja e pushtetit. Sipas tij, Kurtit i takon pak më shumë sesa gjysma e pushtetit, ndërsa opozitës i takon pak më pak sesa gjysma e pushtetit.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Kelmendi tha se votuesit e 7 qershorit nuk ia kanë besuar asnjë partie 51% të votave, dhe as 100 për qind të votave.

“Ata kanë votuar për balacim të pushteteve. Nëse nga shumica shqiptare koalicioni parazgjedhor i Kurtit i ka pak më shumë se gjysmën e votave të shqiptarëve, atëherë i takon pak më shumë pushtet; dhe nëse partitë e Hamzës, Abdixhikut dhe Gjinit bashkë i kanë pak më pak se gjysmën e votave të shqiptarëve – bashkë iu takon pak më pak se gjysma e pushtetit”, ka thënë Kelmendi.

“Formula e kompromisit, e cila del nga disponimi i qytetarëve të 7 qershorit, është që Kurtit i takon të parit të zgjedhë se cilën pozitë/cilat pozita të larta shtetërore do t’i mbajë për vete, kurse për tjetrën/të tjerat të arrijë marrëveshje për t’ua lënë partive të tjera shqiptare. Kurti, Hamza, Abdixhiku dhe Gjini ndërmjet vete le të vendosin se kush prej tyre do ta marrë Presidencën, kryeministrinë, ose kryetarin e Kuvendit”, ka deklaruar ai.

Shkrimi i plotë i Kelmendit:

Nëse për konstituuim Kuvendi duhet bashkëveprim me Listën Serbe, për votim qeverie duhet t’i jepen poste ministrore një serbi, një turku, një boshnjaku dhe një egjiptiani, si presim që të votohet Presidenti pa i dhënë asnjë post asnjë partie shqiptare?! Ose, si mund një subjekt politik me 53 mandate t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie serbe, t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie turke, t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie boshnjake, t’ia japë një zv.kryeministër për vetëm dy vota një partie turke, por të mos ketë gatishmëri t’ia japë asnjë post partive shqiptare, të cilat bashkë i kanë 47 deputetë?!

Ja disa fakte dhe disa sugjerime për konstituimin e institucioneve:

ËSHTË FAKT që qytetarët e Kosovës nuk i kanë dhënë asnjë subjekti politik as shumicën e thjeshtë për të krijuar vetë institucionet.

Zgjedhjet e 7 qershorit nuk ia kanë dhënë asnjë subjekti as 61 deputetë për ta votuar vetë kryetarin e Kuvendit, as 80 deputetë për ta zgjedhur Presidentin.

Ajo që është dhënë si porosi e patjetërsueshme e votuesit kosovar për subjektet garuese në zgjedhjet e treta nacionale brenda 16 muajsh është: bashkëpunoni mes vete.

Koalicioni parazgjedhor i Lëvizjes “Vetëvendosje!” me 53 mandate nuk nënkupton shumicën e thjeshtë prej 61 mandateve për konstituim Kuvendi dhe votim Qeverie. Ose edhe më thjeshtë, 47.13 për qind, nuk mund të përkthehen as si 51 për qind e as si 100 për qind, se kështu nuk ka votuar elektorati. Njësoj siç 22 mandatet e PDK-së, 18 mandatet e LDK-së dhe 7 mandatet e Aleancës, edhe kur mblidhen bashkë nuk përbëjnë më shumë se 47 deputetë, jomjaftueshëm, pra, për veprime pa bashkëpunim.

LËVIZJA “VETËVENDOSJE!” për ta votuar të propozuarin e tyre për kryetar Kuvendi dhe kryetar Qeverie duhet të fillojnë duke bërë kompromis, ashtu siç kanë bërë kompromis për këto dy pozita edhe pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Për ta votuar, ta zëmë, deputeten Albulena Haxhiu për kryetare Kuvendi duhet t’i votojnë edhe nënkryetarët e Kuvendit, përfshirë nënkryetarin nga radhët e Listës Serbe.

Njëlloj, për ta votuar, ta zëmë, deputetin Albin Kurti për kryeministër, duhet të bëjnë koalicion me parti të tjera. Pa koalicion me së paku disa parti të komuniteteve joshqiptare, përfshirë edhe një parti të komunitetit serb, Albin Kurti nuk ka vota mjaftueshëm për t’u zgjedhur kryeministër. Kurti nuk mund të bëhet kryeministër vetëm me votat e “Vetëvendosjes!”, për shkak se ato janë vetëm 53, kurse për ta pasur shumicën minimale për ta marrë postin i duhen 61, pra edhe 8 vota nga partitë e tjera.

Për t’i marrë këto 8 vota (edhe pse Kushtetuta e parasheh se disa resorë ministrorë në secilën qeveri iu takojnë partive të komuniteteve joshumicë, ajo nuk e specifikon se cilat duhet të jenë ato parti) Kurti duhet të bëjë kompromis, pra të ndajë pushtet (lexo: poste ministrore dhe pozita të tjera) me partitë që nuk janë “Vetëvendosje!”.

Fakt është që në Qeverinë Kurti 3, “Vetëvendosje!”-s me plot 57 deputetë iu nevojit të japë plot 4 pozita ministrore për parti të tjera, përfshirë edhe për një partie serbe, në mënyrë që ta siguronte shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh. Për ta votuar Kurtin si kryeministër, turku Fikrim Damka i KDTP-së u bë zv.kryeministër, serbi Nenad Rashiq i “Za Slobodu, Pravdu i Opstanak” u bë ministër për Kthim dhe Komunitete, boshnjaku Rasim Demiri i Koalicionit “Vakat” u bë ministër për Zhvillim Rajonal, si dhe egjiptiani Elbert Krasniqi u bë ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal. Kurti 3 nuk i kishte në koalicion edhe dy parti të tjera të komuniteteve joshumicë, sic janë PLE e Veton Berishës dhe SDU e Duda Baljes, dhe për këtë arsye nuk i kishte votat e tyre.

NËSE PËR TA, nën Një – konstituuar Kuvendin, “Vetëvendosje!” duhet të bashkëveprojë me PDK-në, LDK-në dhe Listën Serbe për votimin e kryesisë së Kuvendit; si dhe, nën Dy – për ta votuar Qeverinë i duhet ta ndajë pushtetin me një parti serbe, turke, boshnjake dhe egjiptiane, atëherë si mund të votohet Presidenti i Kosovës pa bashkëpunuar dhe pa ndarë pushtet me partitë e tjera?

Praktika e deritashme e formimit të institucioneve në Kosovë ka treguar se partitë janë detyruar të ndajnë pushtet qeveritar dhe t’i ndajnë tri pozitat e larta shtetërore për shkak se askush deri më sot nuk i ka fituar 80 ulëse në Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që të vendosë vetë për të gjitha pozitat.

Pas zgjedhjeve të viteve 2001 dhe 2004, LDK-ja kishte nga 47 ulëse në Kuvendin e Kosovës, por kishte mbajtur vetëm postin e Presidentit dhe të kryetarit të Kuvendit për vete, kurse postin e kryeministrit herën e parë e kishte marrë PDK-ja dhe herën e dytë AAK-ja. Edhe në të gjitha zgjedhjet pasuese, asnjë parti nuk ia kishte dalë të fitojë 2/3 e ulëseve në procese zgjedhore, së këndejmi pozitat e Presidentit, kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit ishin ndarë ndërmjet të subjekteve të ndryshme. Hera e parë dhe e vetme kur të tria pozitat e larta i kishte vetëm një subjekt politik ishte vitit 2020, kur Vjosa Osmani ishte zgjedhur Presidente me ndihmën e LDK-së nga opozita, dhe kryeministër ishte Kurti e kryetar Kuvendi, Glauk Konjufca. Për shkak të specifikave të atëhershme, ky rast tregon përjashtim nga praktika e deriatëhershme dhe jo rregulla të reja për shumicën parlamentare.

EDHE TASH, nëse Kurti dëshiron ta formojë Qeverinë Kurti 4, atij i duhen edhe së paku 8 vota për konstituiim Kuvendi dhe votim qeverie, si dhe plus plot 27 vota për President. Ku do t’i marrë këto vota të munguara? E thjeshtë, për konstituuim Kuvendi do t’i duhet bashkëpunimi me së paku 7 parti të komuniteteve joshumicë joserbe, bashkëpunimi me 2 parti serbe (Listën Serbe dhe ZSPO e Rashiqit) dhe bashkëpunimi me 2 parti shqiptare, PDK dhe LDK. Për votim të Qeverisë i duhet të bëjë koalicion, pra të ndajë pushtet, dhe t’ua japë disa ministri së paku një partie serbe, një partie turke, një partie boshnjake dhe një partie egjiptiane.

Ta nënvizojmë, pa ndarë pushtet me parti joshqiptare (nëse nuk bën koalicion me PDK, LDK dhe Aleancën), “Vetëvendosje!” nuk i ka numrat e domosdoshëm për ta bërë Albin Kurtin kryeministër. Vetëm me 53 vota të “Vetëvendosjes!” nuk votohet një qeveri. As pa votat e Listës Serbe (ndër të tjera) nuk do të konsituohet Kuvendi.

Atëherë, si mundet Albin Kurti që për t’u bërë kryeministër të ju japë pushtet partive joshqiptare dhe një partie serbe, por të mos jetë i gatshëm të iu japë asfarë pushteti partive shqiptare?!

Ose, si mund t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie serbe, t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie turke, t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie boshnjake, t’ia japë një zv.kryeministër për vetëm dy vota një partie turke, por të mos ketë gatishmëri t’ia japë asnjë post partive shqiptare, të cilat bashkë i kanë 47 deputetë?!

NËSE KTHEHEMI NË fillim të këtij teksti, kthehemi te rezultati zgjedhor. Votuesit e 7 qershorit nuk ia kanë besuar asnjë partie as 51 për qind të votave dhe as 100 për qind të votave. Ata kanë votuar për balacim të pushteteve. Nëse nga shumica shqiptare koalicioni parazgjedhor i Kurtit i ka pak më shumë se gjysmën e votave të shqiptarëve, atëherë i takon pak më shumë pushtet; dhe nëse partitë e Hamzës, Abdixhikut dhe Gjinit bashkë i kanë pak më pak se gjysmën e votave të shqiptarëve – bashkë iu takon pak më pak se gjysma e pushtetit.

Formula e kompromisit, e cila del nga disponimi i qytetarëve të 7 qershorit, është që Kurtit i takon të parit të zgjedhë se cilën pozitë/cilat pozita të larta shtetërore do t’i mbajë për vete, kurse për tjetrën/të tjerat të arrijë marrëveshje për t’ua lënë partive të tjera shqiptare. Kurti, Hamza, Abdixhiku dhe Gjini ndërmjet vete le të vendosin se kush prej tyre do ta marrë Presidencën, kryeministrinë, ose kryetarin e Kuvendit.

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë