Tri prona komunale të Prishtinës u regjistruan në emrin e një personi, e kjo dyshohet se u mundësua nga një zyrtar komunal i komunës së Prishtinës i cili ka përfunduar në pranga pasi vërtetoi dokumente për këtë çështje, raporton Gazeta Online Veriu.info.
“Me datë 11.11.2026 DHKEK, njësia për hetimin e falsifikimit të dokumenteve, me autorizim të prokurorit kanë arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, zyrtar komunal i Prishtinës, me dyshimin e bazuar se i njëjti kishte vërtetuar dokumente të dyshuara duke mundësuar që i dyshuari mashkull kosovar, të regjistroi tri prona komunale në emrin e tij”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentit” dhe “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”.














