Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Trondit Nenad Çanaku: Albin Kurti u rekrutua nga Shesheli, për këtë s’kam dyshim

19/11/2022 - 13:45
në Kryesore, Lajme
A A
Trondit Nenad Çanaku: Albin Kurti u rekrutua nga Shesheli, për këtë s’kam dyshim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nenad Çanak, politikani liberal serb, që dikur ishte edhe kryetar i Kuvendit të Vojvodinës, ka bërë një deklaratë tronditëse në lidhje me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në emisionin në TV Happy, Çanak pretendoi se Kurti, me të cilin u takua vitin e kaluar zyrën e tij në Kryeministri, ishte rekrutuar nga Vojislav Shesheli, kriminel i dënuar lufte nga Haga dhe njëra nga figurat më radikale të politikës serbe.

Gjatë diskutimit me Milomir Mariqin, gazetar serb, politikani Çanak thekson se nuk di nëse Kurti ende është agjent serb, por, megjithatë, pretendon që Kurti dikur ishte rekrutuar nga Shesheli.

Dialogu mes Çanakut dhe Mariqit zhvillohet saktësisht në nga minuta 18:40 e emisionit “Sokantno”, të cilën Nacionale po e sjell të përkthyer:

“Mariq: E sulmon Vojislav Sheshelin me muaj e vite.

Çanak: Atë kriminel, atë mjeran.

Mariq: E kam zbuluar para disa ditëve rolin e tij historik se si ai me shokun e tij me emrin “Laufer” që e ka themeluar Partinë Radikale Serbe.

Çanak: Kur u prishën me Kurtin?

Mariq: Kur ai e trajnoi Kurtin që të bëhej agjent serb në burgun e Nishit.

Çanak: Për këtë të pyes. Kurti nuk ka marrë nga Shesheli veç dobësinë folëse.

Mariq: Kush e flet serbishten më mirë, Shesheli apo Kurti?

Çanak: Kurti. Personalisht kam folur me të.

Mariq: A është Kurti agjent serb të cilin e ka rekrutuar Shesheli bashkë me Lauferin?

Çanak: Që e ka rekrutuar, është e sigurt e nëse është agjent serb, këtë nuk e di.

Mariq: Ai ka punuar dikur me Sheshelin.

Çanak: Këtë nuk e di, e di që e kanë rekrutuar dhe kjo është plotësisht e logjikshme”- përfundon pjesa ku flitet për “rekrutimin e pretenduar” të Kurtit.

Gazeta Nacionale ka kontaktuar me asistentin e Çanakut për të kërkuar hollësi në lidhje me këtë prentendim të rëndë. Nacionale ka pyetur nëse ka ndonjë fakt apo dokument që e vërteton këtë akuzë ndaj Kurtit. Gjithashtu, Nacionale pyeti nëse këtë çështjen Çanaku e ka biseduar me Kurtin gjatë takimit me të në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës. Por deri në botimin e këtij shkrimi, ende nuk ka përgjigje nga Çanaku.

“Laufer” është një kod i aksionit të spinuazhit që e kishte aktivizuar Shesheli e që ishte mekanizëm spinuazhi i Partisë Radikale Serbe.

Çanaku vazhdimisht ka mbajtur qëndrime liberale karshi çështjes së Kosovës, që e bën atë të dalluar nga shumica absolute e politikanëve serbë. Madje politikani serb e njeh Kosovën si shtet të pavarur.

“Kur flasim për lëvizje të caktuara të udhëheqjes serbe, kjo nuk do të thotë se është një sulm ndaj Serbisë si shtet, por ndaj lidershipit të caktuar. Kosova nuk ka se çfarë të njihet, ajo është e pavarur” – theksonte Çanaku për “Prva TV”- transmetonte Koha më 10 tetor 2021.

Çanaku befasoi edhe me vizitën e tij në Meje, vendin e masakrës më të madhe në Kosovë, duke vendosur lule te varret e të vrarëve nga ushtria dhe policia serbo-jugosllave.

“Të gjitha nënat në botë qajnë për fëmijët e tyre në gjuhën e njëjtë”- shkruante Çanaku në Twitter, transmetonte Epoka e Re.

Ndërsa ishte vetë Kurti që kishte njoftuar që e kishte pritur Çanakun për vizitë, duke lëshuar madje një komunikatë për medie.

“Kurti e njoftoi Çanak se janë 1,632 persona që konsiderohen të zhdukur dhe theksoi se qeveria do të angazhohet maksimalisht për të gjithë të pagjeturit, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike”- thuhej nga Qeveria Kurti, ndër të tjerash, transmetonte Telegrafi.

Para disa muajve, Çanaku, në një intervistë për Nacionale, kishte folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se Beogradi dhe Prishtina janë të lodhur nga tensioni.

“Nëse i trajtoni negociatat si një luftë midis të gjitha palëve, nuk ka rrugë të mesme dhe zgjidhje të mira. Prandaj mendoj se prania e intelektualëve të pavarur do t’i ndihmonte këto negociata”- vlerësonte ai në intervistën për Nacionalen.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë