Pjesa më e bukur e Mitrovicës, buzë lumit Ibër, do të marrë pamje mahnitëse me kompleksin e ri afaristo banesor Troy Residence që po vazhdon të ndërtohet.
I ndodhur në qendër të qytetit, kompleksi shtrihet brenda një oaze të bukur gjelbrimi pranë Ibrit, shkruan Gazeta Online Veriu.info.
Kompleksi Troy Residence është ideuar dhe projektuar nga arkitektë ndërkombëtarë, dhe inxhinierë me përvojë që mbikëqyrin çdo detaj të punës.
Në “Troy Residence” i keni të gjitha në një vend: parking për të gjithë banorët, mjeku i lagjes që kujdeset për shëndetin tuaj.
Po ashtu për furnizim të shportës familjare nuk keni nevojë të dilni jashtë kompleksi pasi aty keni marketin me të gjitha gjërat e nevojshme.
Argëtimi i fëmijëve është një nga prioritetet e secilës familje, andaj për këtë kujdeset Troy Residence pasi në kompleks do të jetë këndi i lojërave për të vegjëlit tuaj.
Jo më kot ky kompleks quhet “Kryevepra e qytetit”.













