Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

TRT: Erdogan para Osmanit – Siç u dënua Millosheviqi, besoj edhe Netanyahu do të dënohet në fund

08/12/2023 - 17:36
në Kryesore, Lajme
A A
TRT: Erdogan para Osmanit – Siç u dënua Millosheviqi, besoj edhe Netanyahu do të dënohet në fund
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Turkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, tha se vendi i tij është i gatshëm të marrë përgjegjësi për të parandaluar gjakderdhjen në Gaza.

Erdoğan mbajti një fjalim në hapjen e aktivitetit “TRT World Forum 2023” në Istanbul.

“Türkiye është e gatshme të marrë përgjegjësi për të parandaluar gjakderdhjen, shkatërrimin e mëtejshëm. Sot e kuptojmë më mirë se institucionet ndërkombëtare që kanë për detyrë sigurimin e paqes dhe sigurisë globale, nuk kanë aftësi për zgjidhjen e problemeve”, tha Erdoğan duke folur në lidhje me luftën që ndodh në Palestinë.

Duke tërhequr vëmendjen në vrasjen e punonjësve të medias në Gaza, presidenti turk rikujtoi se deri më tani në Gaza kanë humbur jetën mbi 70 punonjës të mediave.

“Ku është bota, ku janë ata organet e njohura botërore mediatike? Pse nuk e ngrenë zërin?”, pyeti Erdoğan, duke shtuar:

“Kartelet globale të medias po përpiqen ta anashkalojnë brutalitetin në Gaza, ta legjitimojnë masakrën ndaj gazetarëve duke u arsyetuar në Hamasin”.

Erdoğan, mes të tjerash në fjalimin e tij, u ndal edhe te vrasja e kameramanit të Anadolut në sulmet ajrore izraelite.

“Ne kemi një dëshmor tek Anadolu. Ku? Në Gaza”, tha ai.

Montaser Al-Sawaf, një kameraman i pavarur i Anadolu-t që raportonte nga Gaza, u vra në sulmet ajrore izraelite të premten e kaluar. Sulmi erdhi një javë pasi 45 anëtarë të familjes së tij të gjerë, përfshirë prindërit dhe vëllezërit e tij, u vranë në një sulm të mëparshëm ajror izraelit.

Erdoğan përgëzoi shtëpitë mediatike turke për punën e tyre gjatë kësaj periudhe.

“Përgëzoj TRT-në, Anadolun dhe mediat tona tjera për hapjen e një korridori jetik komunikimi nga Gaza drejt botës duke marrë çdo lloj rreziku”, theksoi presidenti turk.

Ai më tej tha se Izraeli, “me gjithë barbarizmin e tij nuk mund të thyejë vendosmërinë e banorëve të Gazës për rezistencë”, duke theksuar se ai gjithashtu është duke humbur luftën e propagandës në media.

Duke folur për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe mbështetësit e tij, Erdoğan tha: “Këta janë terroristë si ndihmës të terrorizmit dhe do të gjykohen patjetër në Gjykatën e Drejtësisë në Hagës”.

“Ashtu siç Millosheviqi u gjykua dhe u dënua, besoj se edhe Netanyahu dhe bashkëkryerësit e tij në fund do të gjykohen dhe dënohen”, shtoi Erdoğan.

Ai theksoi se bota do të bëhet e pasigurt nëse vazhdon mizoria e Izraelit.

“Nëse nuk mund të parandalojmë mizorinë e Izraelit, askush në asnjë vend të botës nuk mund të ndihet i sigurt. Sepse Kutia e Pandorës tashmë është hapur”./TRT/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë