Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump i tha Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte se kontrolli i SHBA-së mbi Groenlandën është i nevojshëm për të rritur sigurinë ndërkombëtare, duke përshkallëzuar fushatën e tij për të aneksuar ishullin strategjik Arktik. I pyetur drejtpërdrejt për perspektivën e aneksimit, Trump tha: “Unë mendoj se kjo do të ndodhë”.
“Mendoj se kjo do të ndodhë. Thjesht mendoj se pse nuk e kam bërë më parë këtë gjë, por jam tani i ulur me një person i cili mund të jetë shumë i dobishëm. E dini, ajo na duhet për sigurinë ndërkombëtare, jo thjesht sigurinë. Kemi shum nga mjetet tona luftarake, përfshi edhe raketat kruize përreth bregut. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe do të flasim përsëri”.
Trump e ka bërë aneksimin e Groenlandës nga SHBA-ja një pikë kryesore bisedimi që kur ai mori detyrën më 20 janar. Komentet e tij sugjeruan se ai mund të donte që NATO të përfshihej në përpjekjen e tij për të marrë nën kontroll ishullin, një territor gjysmë autonom danez.
Komentet shfaqën një refuzim të shpejtë nga kryeministri në largim i Grenlandës.
“Presidenti i SHBA-së ka shprehur edhe një herë mendimin për të na aneksuar”, tha Mute Egede në një postim në Facebook. “Mjaft është mjaft.”













