Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Trump pezulloi fondet e asistencës, delegacioni i BE: Do vijojmë mbështetjen për Shqipërinë

06/02/2025 - 19:08
në Kryesore, Lajme
A A
Trump pezulloi fondet e asistencës, delegacioni i BE: Do vijojmë mbështetjen për Shqipërinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bashkimi Evropian ka reguar për herë të parë, një javë pas vendimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për pezullimin e të gjitha programeve të ndihmës së huaj për një periudhë 90-ditore, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Bashkimi Evropian thekson se do të vazhdojë ndihmën për Shqipërinë, veçanërisht për reformën në drejtësi, duke thënë se po parashikon burime të tjera të rëndësishme në ndihmë të reformës në drejtësi në Shqipëri.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë vë theksin te rezultatet e SPAK në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit në nivele të larta, ndërsa shton se e ka mbështetur Prokurorinë e Posaçme, gjatë këtyre viteve të punës, me një buxhet të përgjithshëm mbi 8 milionë euro.

“BE-ja ka qenë në pararojë të dhënies së ndihmës për reformën në drejtësi dhe është e vendosur të vazhdojë ta mbështesë reformën në drejtësi në Shqipëri.

Që kur sistemi i drejtësisë iu nënshtrua një reforme thelbësore në vitin 2016, BE-ja e ka intensifikuar ndjeshëm këtë mbështetje. Kjo përfshinte mbështetje buxhetore dhe mbi 50 milionë euro asistencë teknike, duke synuar veçanërisht ndërtimin e institucioneve.

Burime të tjera të rëndësishme parashikohen për ta vazhduar këtë mbështetje pa probleme, përfshirë përmes Mekanizmit të Rritjes dhe Reformës për Ballkanin Perëndimor.

Roli i SPAK-ut dhe pavarësia e tij në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e çështjeve komplekse të korrupsionit është i një rëndësie kyçe. BE-ja e ka mbështetur SPAK-un që nga themelimi i tij nëpërmjet asistencës teknike të dedikuar në kuadër të projekteve EU4LEA dhe EU4 FOCAL me buxhet të përgjithshëm mbi 8 milionë euro.

SPAK-u ka prodhuar rezultate të prekshme, duke kontribuar në përpjekjet e përgjithshme të Shqipërisë për të krijuar një historik të besueshëm në luftën kundër krimeve të rënda, krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfshirë në nivel të lartë, thuhet në deklaratën e BE-së për Top Channel.

JU REKOMANDOJMË

“Hatixhja dhe Feridja shikoja emrat në vitin 2026”, Baton Haxhiu: Nëse ajo zgjedhet sot, deputetët duhet t’i drejtohen Kushtetueses

“Hatixhja dhe Feridja shikoja emrat në vitin 2026”, Baton Haxhiu: Nëse ajo zgjedhet sot, deputetët duhet t’i drejtohen Kushtetueses
28/04/2026 - 21:53

Analisti Baton Haxhiu duke komentuar dy kandidatet e LVV-së për presidente të vendit, tha se “deputetet duhet t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese”. Ai në Pressing u shpreh: “Hatixhja dhe...

Më shumëDetails

Bahtiri flet për shkollim: Ky popull nuk është analfabet. Sheh, din dhe kupton

Bahtiri flet për shkollim: Ky popull nuk është analfabet. Sheh, din dhe kupton
28/04/2026 - 21:51

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka bërë një reagim pasi shkoi tek zyret e LDK’së në Kuvend për t’ua kërkuar 15 nënshkrimet për kandidatin e tyre për...

Më shumëDetails

AAK: S’bëhemi pjesë e këtij komploti, Kurti është i vogël për ta shkatërruar Kosovën

AAK: S’bëhemi pjesë e këtij komploti, Kurti është i vogël për ta shkatërruar Kosovën
28/04/2026 - 21:36

Grupi Paralemntar i AAK-së ka mbajtur një konferencë për media, pak orë para përfundimit të afatit për zgjedhjen e presidentit. Shefi i deputetëve të kësaj partie, Besnik Tahiri...

Më shumëDetails

Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative të vetme – t’i rezistojmë kësaj tendence

Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative të vetme – t’i rezistojmë kësaj tendence
28/04/2026 - 21:33

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është përfshirë në debatin për zgjedhjen e presidentit të vendit. Ai ka hedhur kritika ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për mos-zgjidhjen e kësaj çështjeje. “Kosova...

Më shumëDetails

Nagavci, LDK-së: Po ju presim

Nagavci, LDK-së: Po ju presim
28/04/2026 - 21:24

Shefja e grupit parlamentar nga Vetëvendosje, Arbërie Nagavci i ka bërë edhe një thirrje LDK-së para seancës së fundit që nis nga ora 23:00. “Kush është kandidati apo...

Më shumëDetails

Lushaku në konferencë: Kurti po kërkon një kandidat të dytë që Rushiti të zgjidhet presidente

Lushaku në konferencë: Kurti po kërkon një kandidat të dytë që Rushiti të zgjidhet presidente
28/04/2026 - 21:00

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, tha se kreu i LVV-së, Albin Kurti po kërkon nga partia e saj një kandidat të dytë, në mënyrë që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vjen reagimi nga familjari i Feride Rushitit, të propozuarës për presidente nga Vetëvendosje

    Vjen reagimi nga familjari i Feride Rushitit, të propozuarës për presidente nga Vetëvendosje

    182 Shpërndaje
    Shpërndaje 73 Tweet 46
  • Skandal: Interex kapet duke incizuar me kamerë klientët në zhveshtore, gjobitet 8 mijë euro (Dokument)

    210 Shpërndaje
    Shpërndaje 84 Tweet 53
  • Seanca për presidentin, Hasani: Opozita gabon nëse e çon në Kushtetuese

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Votimi i presidentit, PDK ka një njoftim

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Profiller Clinic prezanton zyrtarisht Potenza dhe Edge One CO2 nga Jeisys – teknologjia premium botërore tashmë në Kosovë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë