Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Trump: Putin do ta mbajë fjalën nëse arrihet një marrëveshje për t’i dhënë fund lu’ftës

27/02/2025 - 21:52
në Lajme
A A
Trump: Putin do ta mbajë fjalën nëse arrihet një marrëveshje për t’i dhënë fund lu’ftës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti Donald Trump tha të enjten se ka besim se udhëheqësi rus Vladimir Putin do ta “mbajë fjalën” nëse arrihet një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Trump i bëri këto komente gjatë një shkëmbimi me gazetarët në fillim të takimit të tij me kryeministrin britanik Keir Starmer në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti amerikan tha se bisedimet me Rusinë dhe Ukrainën për një marrëveshje paqeje “kanë përparuar mirë” dhe vlerësoi Rusinë për qëndrimin e saj në bisedime.

“Mendoj se Rusia ka vepruar shumë mirë… Mendoj se kemi përparuar shumë mirë në lidhje me marrëveshjen, por nuk kemi arritur ende një marrëveshje”, tha Trump.

Kur u pyet nëse mund t’i besohej Putinit, Presidenti Trump u përgjigj: “Beso e verifiko”.

Kryeministri Starmer po viziton Shtetet e Bashkuara, në përpjekje për të bindur Presidentin Trump se një paqe e qëndrueshme në Ukrainë është e mundur vetëm nëse Kievi dhe udhëheqësit evropianë janë në tryezën e bisedimeve me Moskën.

Starmer u ka kërkuar Shteteve të Bashkuara që të ofrojnë një garanci sigurie për çdo forcë evropiane që mund të marrë pjesë në një rol të mundshëm paqeruajtës në Ukrainë në përfundim të bisedimeve të paqes, për të cilat ka bërë thirrje Trump që kur mori detyrën muajin e kaluar.

Presidenti Trump tha se nuk do të flasë për detajet e një force paqeruajtëse, pa u arritur një marrëveshje.

Kryeministri britanik falënderoi Presidentin Trump që i hapi rrugë “mundësisë për një marrëveshje paqeje”.

Vizita e tij, që vjen disa ditë pas vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron, pasqyron shqetësimin në rritje në Evropë se përpjekja e zotit Trump për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë sa më shpejt, sinjalizon gatishmërinë e tij për t’i bërë lëshime Presidentit rus Vladimir Putin.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë të premten dhe pritet të nënshkruajë një marrëveshje me Trump për mineralet kritike të Ukrainës. Presidenti Trump tha se kjo marrëveshje do të ishte një garanci sigurie për Ukrainën, raporton VOA.

Të enjten Starmer i përcolli një ftesë për vizitë shtetërore Presidentit Trump në emër të Mbretit Charles, të cilën Trump e pranoi.

Kryeministri britanik tha se ftesa për një vizitë të dytë shtetërore, duke pasur parasysh një vizitë të tillë të tij gjatë mandatit të parë të zotit Trump, është “historike” dhe “e paprecedentë”.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë