Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Trump refuzon takimin me Netanyahun shkaku i Turqisë

17/07/2026 - 21:01
në Lajme
A A
Trump refuzon takimin me Netanyahun shkaku i Turqisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti amerikan, Donald Trump ka refuzuar të caktojë një takim me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, pas kritikave publike të liderit izraelit ndaj planit të Uashingtonit për t’i shitur Turqisë aeroplanë luftarakë F-35.

Sipas mediave amerikane, deklaratat e Netanyahut shkaktuan zemërim në Shtëpinë e Bardhë. Një zyrtar amerikan tha se Trump ishte “shumë i irrituar”, ndërsa një tjetër deklaroi se presidenti besonte se Netanyahu “nuk kishte të drejtë” të ndërhynte në strategjinë amerikane të mbrojtjes.

Përplasja bëri që një takim i mundshëm në Zyrën Ovale të mos realizohej. Zyrtarët amerikanë thanë se takimi nuk ishte autorizuar dhe nuk ishte vendosur në agjendën presidenciale, pavarësisht se pala izraelite kishte nisur përgatitjet për udhëtimin në Uashington, shkruan axios.

Tensionet mes dy aleatëve u shtuan edhe para udhëtimit të Trumpit në samitin e NATO-s në Ankara. Një pretendim i inteligjencës izraelite për një kërcënim të mundshëm iranian ndaj presidentit amerikan u vlerësua nga zyrtarët amerikanë si spekulativ dhe jo si një plan konkret.

Mosmarrëveshjet vijnë në një kohë kur mbështetja për Netanyahun në Uashington po dobësohet. Zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë zëvendëspresidentin, JD Vance, kanë kritikuar disa anëtarë të qeverisë izraelite për qëndrimet ndaj politikës së SHBA-së për Iranin.

Ndërkohë, edhe në Kongres amerikan po rriten zërat kundër ndihmës ushtarake për Izraelin. Më shumë se 100 demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve votuan për shkurtimin e 3 miliardë dollarëve ndihmë ushtarake, në një shenjë të rritjes së përçarjeve mbi politikën amerikane ndaj qeverisë së Netanyahut.

JU REKOMANDOJMË

Serwer: Po ta kishte Vuçiq vetëm një qelizë në trupin e tij që s’pajtohet me Paunovic do ta shkarkonte

Serwer: Po ta kishte Vuçiq vetëm një qelizë në trupin e tij që s’pajtohet me Paunovic do ta shkarkonte
17/07/2026 - 20:44

Profesori Daniel Serwer nga Universiteti Johns Hopkins në Uashington, ka dhënë komentet e tij rreth deklaratës skandaloze ministres serbe, Snezhana Paunoviq, e cila para disa ditësh tha se,...

Më shumëDetails

Kryeziu i bindur: Krerët e UÇK-së do të lirohen

Kryeziu i bindur: Krerët e UÇK-së do të lirohen
17/07/2026 - 20:26

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Kadri Kryeziu, ishte mysafir në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova. Kryeziu foli për temat aktuale politike në vend, por nuk i la...

Më shumëDetails

Kthesë e papritur, prokurorët e dorëhequr nga komuniteti serb kërkojnë rikthimin në sistemin e Kosovës

Kthesë e papritur, prokurorët e dorëhequr nga komuniteti serb kërkojnë rikthimin në sistemin e Kosovës
17/07/2026 - 20:17

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) së voni ka pranuar afër njëzetë njoftime nga prokurorë dhe anëtarë të stafit mbështetës nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë për tërheqjen e dorëheqjeve...

Më shumëDetails

Nis dialogu strategjik SHBA-Serbi

Nis dialogu strategjik SHBA-Serbi
17/07/2026 - 20:00

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq ka njoftuar se sot, Serbia ka nisur dialogun strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilin, ai e ka vlerësuar...

Më shumëDetails

Nesër nga ora 11:00 deri në 17:30, kufizime për kamionët nëpër autostradë

Nesër nga ora 11:00 deri në 17:30, kufizime për kamionët nëpër autostradë
17/07/2026 - 19:32

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme do të vendosen kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve për transportin e mallrave me masë...

Më shumëDetails

“Do t’u qëndroj besnike parimeve” – Deputetja e LDK-së tregon pse është kundër LVV-së

“Do t’u qëndroj besnike parimeve” – Deputetja e LDK-së tregon pse është kundër LVV-së
17/07/2026 - 19:26

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri, ka deklaruar se qëndrimi i saj kundër Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetarit të saj, Albin Kurti, lidhet me, siç ka thënë ajo,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kreu tri vjedhje- Bie në duart e policisë hajni (A.B)

    Aksioni në Mitrovicë: Këta janë të arrestuarit të cilët dyshohet për përdorimin e dokumenteve të falsifikuara(Emrat)

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Nga PDK te GUXO: Emërohet U.D. kryeshefja e “Stacionit të Autobusëve” – A do të sanohen pasojat e skandaleve të menaxhmentit të kaluar?

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Kompania e ish zv.ministrit Hyzer Gashi kapet duke shitur naftë ilegalisht, “Besimi Group” dërgohet në Gjykatë nga Inspektorati

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Shembja e shtëpisë në rrugën A, aktivizohen Policia dhe Prokuroria

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Pankarta që trazoi Botërorin: FIFA del me reagim ndaj Argjentinës

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë