Presidenti amerikan, Donald Trump ka shtyrë vendosjen e tarifave të reja më të larta për importet në SHBA, ndërsa u ka dërguar letra 14 vendeve, përfshirë Japoninë dhe Korenë e Jugut, duke i paralajmëruar për taksat që mund të hyjnë në fuqi më 1 gusht.
Tarifat e larta do të hynin në fuqi më 9 korrik, por janë shtyrë për t’i dhënë kohë negociatave tregtare, raporton BBC.
Trump tha se data e re është “e fortë, por jo 100%”. Ekonomistët theksojnë se marrëveshjet tregtare zakonisht kërkojnë vite për t’u finalizuar.
Trump argumenton se tarifat mbrojnë bizneset amerikane dhe krijojnë vende pune, por kritikët paralajmërojnë për rritje çmimesh dhe ulje të tregtisë. Aksionet në SHBA ranë lehtë pas lajmit, përfshirë ato të Toyotës që humbën 4%.