Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Trump tha se s’do ta bënte, mediumi gjerman trazon me lajmin për tërheqjen e trupave amerikane nga Evropa

19/02/2025 - 17:05
në Lajme
A A
Trump tha se s’do ta bënte, mediumi gjerman trazon me lajmin për tërheqjen e trupave amerikane nga Evropa
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një deklaratë e Sekretarit të ri të Mbrojtjes së SHBA-së, Pete Hasgeth, që gjithçka është në tavolinë sa i përket mundësisë së arritjes së një marrëveshjeje me Rusinë për ndaljen e luftës, përfshirë edhe mundësinë e reduktimit të trupave, ka nxitur debat për sigurinë në Evropë, përfshirë edhe rajonin fragjil të Ballkanit Perëndimor, raporton Express.

Një shqetësim të tillë për reduktimin e mundshëm të trupave amerikane në rajon, konkretisht në Kosovë, e ka ngritur në mënyrë të hapur, ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq. Ai në një takim me zëvendës ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes amerikane për Politika Evropian dhe të NATO-së, David Beker, kishte theksuar se çelësi i sigurisë së Evropës Juglindore është Kosova dhe se prania e ushtrisë amerikane në Kosovë përmes KFOR-it është shumë e rëndësishme.

“U takova me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes për Politikat Evropiane dhe të NATO-s, David Baker. Në mënyrë të veçantë theksova se çelësi i sigurisë në Evropën Juglindore është Kosova dhe se prania amerikane përmes KFOR-it është jashtëzakonisht e rëndësishme”, ka shkruar Anushiq më 15 shkurt, pas takimit në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Se janë ngritur shqetësime për këtë çështje pothuajse në të gjithë Evropën, shkruan sot edhe gazeta gjermane, BILD. Sipas kësaj gazete, shërbimet perëndimore të sigurisë dhe politikanët, janë të frikësuar se bisedimet e mbajtura në Arabi Saudite, mund të çojnë në tërheqjen e pranisë së trupave amerikane në pjesë të mëdha të Evropës..

Sipas informacioneve të BILD, Italia po përgatitet edhe për një tërheqje të mundshme të trupave amerikane nga Kosova dhe kjo do të çonte në një situatë ku aleatët evropianë do të ishin të vetëm në Ballkan “kundër mikut të Putinit Aleksandar Vuçiq dhe ushtrisë së tij të fuqishme serbe”.

Për çështjen e pranisë së trupave amerikane në Evropë ka folur të martën edhe shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump. Në një konferencë për media, i pyetur nëse është i gatshëm t’i tërheqë trupat amerikane nga Evropa si pjesë e marrëveshjes mes Rusisë dhe Ukrainës, Turmp ka thënë se askush s’i ka kërkuar që ta bëjë një gjë të tillë.

“Unë nuk mendoj se ne do të duhet ta bëjmë këtë. Unë nuk do të doja ta bëja këtë. Por kjo çështje nuk është ngritur kurrë” ka deklaruar Trump.

Teksa flitet për praninë ushtarake amerikane në Evropë, Ballkan Perëndimor dhe Kosovës, dhe teksa shtrohet hipoteza e reduktimit të mundshëm të tyre, Misioni i SHBA-së në NATO, në një postim me rastin e 17 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, kanë thënë se do të vazhdojnë të ofrojnë mjedis të qetë dhe të sigurt në Kosovë.

“ Ne gjithashtu shprehim mirënjohjen tonë të përzemërt për ushtarët e SHBA dhe forcat aleate për punën e tyre të paçmuar përmes misionit të KFOR-it, një operacion për mbështetjen e paqes i nisur në vitin 1999. Përpjekjet e tyre vazhdojnë për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, kanë shkruar në një postim me rastin e pavarësisë së Kosovës.

Një konfirmim se se amerikanët s’do të largohen nga Evropa e ka bërë edhe Presidenti i Polonisë Andrzej Duda pas takimit me emisarin e Trump për Ukrainën Keith Kellogg.

Administrata Trump nuk ka plane të tërheqë forcat e saj nga Evropa, tha presidenti polak.

Sipas presidentit polak, ai dhe Kellogg diskutuan incidentet e fundit të lidhura me luftën hibride ruse, si dhe shqetësimet për të ardhmen e angazhimit amerikan në mbrojtjen evropiane.

“Nuk ka absolutisht asnjë synim amerikan për të reduktuar aktivitetin në pjesën tonë të Evropës, veçanërisht në aspektin e sigurisë, ose për të ulur numrin e trupave amerikane,” tha Duda.

“Nuk ka asnjë shenjë se Shtetet e Bashkuara planifikojnë të tërhiqen nga Evropa. (…) Dy vjet më parë, ne e kuptuam plotësisht saktë se forcimi i marrëdhënieve midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara duhet të jetë një prioritet i presidencës së Polonisë në BE,” shtoi ai.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë