Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar humbjen e Anglisë nga Argjentina në gjysmëfinale të Botërorit teksa është çuditur me një vendim të trajnerit Thomas Tuchel.
Trumpi tha se i pëlqen Harry Kane, por ishte i çuditur se si luajti si mbrojtës.
“Anglia ka një lojtar të mirë me të cilin kam luajtur golf, ai është Harry Kane”, ka thënë Trump.
“Ndoshta Anglia gaboi kur e vendosi atë që të luajë si mbrojtës”, theksoi presidenti amerikan.
“Ishin në epërsi dhe lojtarin e tyre më të mirë e vendosën në mbrojtje”.














