Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Trumpi me paralajmërim të ashpër për Kinën: Nuk do të jem i butë me ju

30/05/2025 - 22:11
në Kryesore, Lajme
A A
Trumpi me paralajmërim të ashpër për Kinën: Nuk do të jem i butë me ju
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka akuzuar Kinën për shkeljen e marrëveshjes tregtare të arritur mes dy vendeve, e cila kishte paraparë uljen e ndërsjellë të tarifave – 10% për mallrat amerikane dhe 30% për ato kineze.

Përmes një postimi në rrjetin e tij TruthSocial, Trump ka deklaruar se vetëm dy javë më parë Kina po kalonte një krizë të rëndë ekonomike, duke theksuar ndikimin e tarifave të larta amerikane.

“Para dy javësh, Kina ishte në një krizë të rëndë ekonomike! Tarifat shumë të larta që vendosa e bënë pothuajse të pamundur për Kinën të tregtojë në tregun amerikan, i cili është bindshëm tregu numër një në botë”, shkroi ai.

Sipas tij, pasojat për Kinën ishin të mëdha, duke përfshirë mbylljen e fabrikave dhe tensionet sociale.

“Shumë fabrika u mbyllën dhe kishte, për ta thënë butë, ‘pakënaqësi civile’. E pashë se çfarë po ndodhte dhe nuk më pëlqeu — për hir të tyre, jo për ne. Bëra shpejt një marrëveshje me Kinën për t’i shpëtuar nga një situatë që mendova se do të bëhej shumë e keqe. Nuk doja të shihja që kjo të ndodhte. Falë asaj marrëveshjeje, gjithçka u stabilizua shpejt dhe Kina iu kthye biznesit normal”, theksoi Trump.

Ai e përshkroi këtë si “lajm të mirë”, por njëkohësisht shprehu zhgënjimin për mosrespektimin e marrëveshjes nga pala kineze.

“Lajmi i keq është se Kina, ndoshta jo për çudi për disa, e ka shkelur plotësisht marrëveshjen me ne. Nuk do të jem më aq i butë me ta”, paralajmëroi ai.

JU REKOMANDOJMË

Kamberi: Diskriminimi ndaj shqiptarëve është sistematik dhe i organizuar
Lajme

Kamberi: Diskriminimi ndaj shqiptarëve është sistematik dhe i organizuar

13/11/2025 - 14:03
Murati: Kushtetuta jo rastësisht e parasheh edhe mundësinë e mandatarit të dytë për formim të qeverisë, në rast se dështon i pari
Ekonomi

Hekuran Murati fajëson opozitën se po bllokon buxhetin e 2026-s dhe të RTK-së

13/11/2025 - 13:53
Ish-këshilltari i Wesley Clark përfundon dëshminë në Hagë
Kryesore

Ish-këshilltari i Wesley Clark përfundon dëshminë në Hagë

13/11/2025 - 13:45
​Fillon punën Komisioni për vlerësimin e fletëvotimeve të Mitrovicës së Jugut
Kryesore

​Fillon punën Komisioni për vlerësimin e fletëvotimeve të Mitrovicës së Jugut

13/11/2025 - 13:44
​Danezi Peter Due, shef i ri i UNMIK-ut në Kosovë
Kryesore

​Danezi Peter Due, shef i ri i UNMIK-ut në Kosovë

13/11/2025 - 13:24
Dyshime për konflikt interesi: Prorektorja e UP-së ia ekzekutoi vetvetes rreth 700 euro mëditje
Lajme

Dyshime për konflikt interesi: Prorektorja e UP-së ia ekzekutoi vetvetes rreth 700 euro mëditje

13/11/2025 - 13:21

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Elshani nga KQZ demanton keq zyrtarët e VV-së në Mitrovicë

    Elshani nga KQZ demanton keq zyrtarët e VV-së në Mitrovicë

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • A po kërkon Arben Gashi dorëheqjen e Abdixhikut, çka po paralajmëron ai?

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Fletëvotimet e dyshimta në Mitrovicë, Radoniqi: E vetmja mënyrë është hapja e kutive

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Xhelal Sveçla e humb betejën e parë me aktivistin e LDK-së që e fotografoi ditën e zgjedhjeve

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dorëheqja e Krasniqit, Morina: Vetëm rikthimi i Fatmir Limaj si kryetar i jep mundësi rritjes së PDK-së

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë