Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Trumpi paralajmëron kompanitë ajrore: Qëndroni larg Venezuelës

29/11/2025 - 21:12
në Lajme
A A
Trumpi paralajmëron kompanitë ajrore: Qëndroni larg Venezuelës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti amerikan Donald Trump ka shkaktuar shqetësim ndërkombëtar pasi në një postim në rrjetet sociale u ka kërkuar të gjitha linjave ajrore, pilotëve dhe grupeve kriminale që të konsiderojnë hapësirën ajrore mbi dhe rreth Venezuelës si të mbyllur plotësisht, teksa tensionet me Caracasin po rriten.

Megjithëse SHBA-ja nuk ka autoritet të mbyllë hapësirën ajrore të një shteti tjetër, deklarata e Trumpit pritet të ndikojë në vendimet e kompanive ajrore dhe të krijojë pasiguri në fluturimet drejt e nga Venezuela.

“Për të gjitha linjat ajrore, pilotët, trafikantët e drogës dhe trafikantët e qenieve njerëzore, ju lutem konsideroni SE HAPËSIRA AJRORE MBI DHE PËRRETH VENEZUELËS ËSHTË PLOTËSISHT E MBYLLUR. Faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje!”, ka shkruar Trump në “Truth Social”.

Sipas mediave amerikane, ky postim mund të jetë ose një presion psikologjik ndaj regjimit të Nicolas Maduros, ose një paralajmërim i vërtetë për ndërhyrje ushtarake.

Prej muajit shtator, administrata Trump ka grumbulluar forcë të madhe ushtarake në rajon dhe ka kryer sulme ndaj anijeve të dyshuara për trafikun e drogës në ujërat ndërkombëtare — operacione që deri tani kanë shkaktuar 82 viktima.

Trumpi ka justifikuar sulmet duke pretenduar se SHBA-ja është në një “konflikt të armatosur” me kartelët e drogës, duke i cilësuar anijet e shkatërruara si kërcënim për jetën e amerikanëve.

Në Ditën e Falënderimeve, ai paralajmëroi një shtrirje të operacioneve edhe në tokë, duke lënë të kuptohet për mundësinë e goditjeve brenda territorit të Venezuelës. Ai falënderoi Forcat Ajrore të SHBA-ve për “pengimin e trafikut venezuelian të drogës”, duke pretenduar se trafiku detar është reduktuar me 85%.

Ndërkohë, pavarësisht tensioneve, Trumpi ka sinjalizuar edhe hapje për një zgjidhje diplomatike me presidentin venezuelian, Nicolas Maduro, ndonëse e ka akuzuar këtë të fundit se drejton një kartel droge dhe ka dyfishuar shpërblimin për kapjen e tij në 50 milionë dollarë.

Maduro, i cili vazhdon të qëndrojë në pushtet që nga viti 2013, pretendon se administrata amerikane po planifikon ta rrëzojë me forcë dhe u ka bërë thirrje qytetarëve dhe ushtrisë të përgatiten për rezistencë. Ish-zyrtarë venezuelianë i thanë “The Telegraph” se Maduro frikësohet për jetën e tij, duke besuar se mund të vritet nga një sulm amerikan ose nga një grusht shteti i brendshëm.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë