Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Trupi gjykues: S’ka urdhër që të monitorohen komunikimet mes të të akuzuarve dhe avokatëve

26/08/2024 - 11:52
në Kryesore, Lajme
A A
Trupi gjykues: S’ka urdhër që të monitorohen komunikimet mes të të akuzuarve dhe avokatëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, të hënën, kryetari i trupit gjykues, Charels Smith III njoftoi se nuk ka urdhër për monitorimin e komunikimeve në mes të të akuzuarve dhe avokatëve në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Po ashtu, Smith III njoftoi se edhe Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar se nuk ka bërë përgjime të asnjë prej komunikimeve që mbrohen sipas rregullores së gjykatës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kjo deklaratë e gjykatësit erdhi gjatë një urdhri gojor në mocionin e përbashkët të mbrojtjes së katër të akuzuarve, të cilin e kishin dorëzuar më 17 qershor për mbrojtjen e privilegjit ligjor.

“Ishte një kërkesë e përbashkët e mbrojtjes për mbrojtjen e privilegjit ligjor… më 28 qershor 2024 u përgjigj prokurori i specializuar dhe mbrojtja nuk u kundërpërgjigj. Më 16 korrik 2024, gjykatësja e vetme lëshoi vendim mbi kërkesën e mbrojtjes për garantimin e mbrojtjes së privilegjit ligjor. Trupi gjykues vëren që në vendimin e 16 korrikut dhe 24 korrikut, gjykatësi i vetëm konfirmoi se nuk kishte bërë monitorimin i komunikimeve të privilegjuara në asnjë formë, as te vizitat personale, as të telekomunikimit, as të korrespodencës me shkrim dhe as të dokumentacionit në mes të akuzuarve dhe avokatëve të tyre në objektin e paraburgimit. Së dyti; garantojmë mbrojtjen se nuk ka asnjë urdhër për monitorimin e komunikimit të tyre në asnjë formë të akuzuarve në objektin e paraburgimit”, tha Smithi III.

Gjykatësi theksoi se tashmë është e qartë që mbrojtja e ka marrë nga organet përkatëse informacionin që duhet të merrte në këto rrethana.

“Trupi gjykues vëren se nuk ka asnjë bazë ligjore për të bërë një garanci të atillë dhe mbrojtja mund të refuzojë një garanci të ngjashme nëse ofrohet në një rast të ngjashëm. Theksojmë se trupi gjykues nuk ka urdhëruar asnjëherë që të përgjohen komunikimet në mes të akuzuarve dhe avokatëve të tyre në objektin e paraburgimit”, tha tutje Smithi III.

Kurse urdhri i dytë me gojë kishte të bënte me dëshmitarin Stiven Russell për ndryshimin e një numri të dokumenti që i ishte prezantuar këtij dëshmitari.

Po ashtu, Charles Smithi III tha se administratorja do të nxjerrë kalendarin e seancave nga janari deri më 1 maj 2025 në këtë çështje gjyqësore.

Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagnedra, njoftoi për një bashkë-mbrojtës të ri në ekipin e tyre, e që ishte Detoshama Alagendra.

Kryetari i trupit gjykues njoftoi se të gjithë të akuzuarit janë të pranishëm në sallën e gjyqit.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar, më 26 tetor 2020.

JU REKOMANDOJMË

“Tu e pa sojin e kësaj femre, jam ka e lëshoj edhe gruan”- Koment skandaloz i kryeshefit të Trainkosit, Agron Statovci për Ganimete Musliun

“Tu e pa sojin e kësaj femre, jam ka e lëshoj edhe gruan”- Koment skandaloz i kryeshefit të Trainkosit, Agron Statovci për Ganimete Musliun
14/08/2026 - 10:28

Asdren Ademi, zyrtar në Trainkos, ka publikuar një koment skandaloz të kryeshefit ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje publike, Agron Statovcit, kundër deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete...

Më shumëDetails

Aksident fatal në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur dhe tre të lënduar

Aksident fatal në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur dhe tre të lënduar
14/08/2026 - 10:07

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën Shtime-Lipjan. Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës...

Më shumëDetails

Rriten sërish çmimet e derivateve në Kosovë, ja sa shitet sot nafta

Naftëtarët kërkojnë anulimin e kontrollit të çmimeve: Po dëmtohen bizneset dhe konkurrenca
14/08/2026 - 09:45

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për të premten, 14 gusht. Sipas vendimit, çmimi maksimal i naftës...

Më shumëDetails

Mustafa: Kurti është uzurpator, po abuzon me Avni Deharin

Mustafa: Kurti është uzurpator, po abuzon me Avni Deharin
14/08/2026 - 09:19

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë “barrikaduar” sërish hyrjen e Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit. Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, e...

Më shumëDetails

Dalin detaje të reja nga arrestimi i predikuesit boshnjak të fesë islame

Dalin detaje të reja nga arrestimi i predikuesit boshnjak të fesë islame
14/08/2026 - 08:38

Predikuesi i fesë islame nga Bosnjë e Hercegovina, Elvedin Peziq, është shoqëruar të enjten nga Policia e Kosovës për intervistim informues, para një aktiviteti që ishte planifikuar të...

Më shumëDetails

Hoxhaj para Qeverisë: PDK nuk zbrapset, liroje zyrën o deputet uzurpator

Hoxhaj para Qeverisë: PDK nuk zbrapset, liroje zyrën o deputet uzurpator
14/08/2026 - 08:21

Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar edhe sot aksionin para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar respektimin e rendit kushtetues dhe thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi afro një milion euro

    Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi afro një milion euro

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Devijimi i Ibrit”, zbulohet Vuçiq: Javën e ardhshme formohet grupi punues për ndërtimin e hidrocentralit në Ribariq

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ish-ushtari i UÇK’së thotë se Llugiqi që kërkoi pushkatimin e Haradinajt përmendet nga ish-polici serb si “bashkëpunëtor i Serbisë”

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Rriten sërish çmimet e derivateve në Kosovë, ja sa shitet sot nafta

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Afro 40 mijë euro para të gatshme, çka u gjet në shtëpinë e të arrestuarit për spiunazh?

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë