Dy persona janë arrestuar mbrëmë në Tunel të Parë të Mitrovicës, pasi të njëjtit kanë kanosur dy persona tjerë pas një mosmarrëveshje në komunikacion, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Me vendim të prokurorit të dyshuari janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“Tuneli i Parë, Mitrovicë 10.05.2023-21:10 Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje në trafik kishin kanosur verbalisht dy viktimat meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit të dyshuari janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.” – thuhet në raportin policor./Veriu.info/












