
Mjekët nuk kanë mundur sot që të zgjedh përfaqësuesin e tyre, derisa mbledhja shkoi jo siç duhet. Aty pati zhurmë të madhe dhe kishte pakënaqësi, shkruan Gazeta Metro.
Të enjten e 7 prillit, është vendosur që të shtyhet procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.
Kjo për arsyeje se mbledhja është shoqëruar në mes shumë tensioneve, edhe pse në garë ishte vetëm Tevide Imeri nga Sindikata e Shëndetësisë në Ferizaj.
Delegatët gjatë kësaj mbledhje kanë provuar ta fusin në garë edhe Blerim Sylën, i cili është kryetari aktual i FSSHK-së, kjo ka dërguar në përplasje të ashpra, saqë është dashur edhe prania e Policisë.
Nga pamjet e publikuara shihen se aty ka britma të mëdha, madje dikush shan e dikush tjetër shfaqet e pakënaqur.
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është organizate përfaqësuese e punëtorëve shëndetësore e cila paraqet organizim sindikal në nivel Federate.
Kjo federatë sindikale ka 12 mijë anëtare dhe përbehet prej 40 sindikatave të organizuara nëpër institucionet shëndetësore në mbarë territorin e Kosovës.











