Qendra sizmologjike e Evropës (EMSC) ka njoftuar se para më pak se një orë Turqia është goditur nga një tërmet tjetër me fuqi prej 5.5 magnitudë.
Deri më tani nuk raportohet për viktima, të lënduar apo dëme materiale.
Tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë kanë shkaktuar një tragjedi tejet të rëndë.
Numri i viktimave nga tërmeti në Siri dhe Turqi ka tejkaluar 11,000 ndërsa përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë për të tretën ditë radhazi.













