Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Twitter rrezikohet nga falimentimi

13/11/2022 - 15:31
në Tech
A A
Twitter rrezikohet nga falimentimi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pak pas blerjes së Shërbimit të mesazheve të shkurtra Twitter për një shumë prej 44 miliardë dollarësh, miliarderi Elon Musk nuk e përjashton mundësinë e falimentimit të kësaj platforme online.

Sipas mediave gjatë një mbledhjeje me punonjësit e Twitter-it Elon Musk paralajmëroi, se vitin e ardhshëm në buxhetin e kësaj firme mund të ketë humbje prej miliarda dollarësh dhe nëse firma nuk fiton më shumë para sesa shpenzon, falimentimi është i pashmangshëm.

Twitter kishte nisur tä shënonte humbje kohët e fundit para marrjes nën kontroll nga Elon Musk. Pas blerjes Musk u ankua për një rënie të të ardhurave, sepse disa kompani të mëdha ulën sasinë e reklamave ose i ndërprenë ato plotësisht.

Kompanitë shprehën shqetësimin e tyre se nëse Twitter zbut rregullat e tij për përmbajtjen, sikurse parashikon Elon Musk, reklamat e tyre mund të shfaqen së bashku me lajme të papërshtatshme. Shërbimi i mesazheve të shkurtra ka gjithashtu një hua prej rreth 13 miliardë dollarësh që Elton Musk mori borxh për blerjen e tij.

Gjendje “e keqe”

Në një email të fundit drejtuar punonjësve Musk shkruante sesituata ekonomike është “e keqe”, veçanërisht për një kompani që varet nga të ardhurat prej reklamave. Deri tani këto përbëjnë rreth 90 për qind të të ardhurave të Twitter-it. Për të gjeneruar më shumë të ardhura Twitter do të ofrohet me një model abonimi me shenjën e lakmuar të verfikimit nga ana e Twitter-it.

Kompania sipas Elon Musk ka gjithashtu shumë punonjës. Javën e kaluar ai njoftoi se do të përgjysmojë numrin e vendeve të punës në Twitter, ku aktualisht janë të punësuar 7,500 vetë.

Kaos me shenjën e Twitter-it

Shenjën e lakmuar të verfikimit nga ana e Twitter-it u lejohej ta përdornin deri tani kryesisht personalitet e famshme, politikanë dhe kompani – pasi ishte kryer procesi i duhur i verifikimit. Tani simbolin e verifikimit mund ta blejë kushdo që paguan tetë dollarë në muaj, Musk ka marrë një paralajmërim të fortë nga Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Konsumatorëve FTC. “Ne po i ndjekim me shqetësim të madh zhvillimet e fundit në Twitter,” tha një zëdhënës i FTC. Asnjë kompani apo shef i saj nuk është mbi ligjin.

Disa përdorues e përdorën ofertën e re për të krijuar llogari të rreme duke kopjuar atë të ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, yllit të basketbollit LeBron James dhe të kompanisë së lojërave Nintendo.

Pre e lajmeve të rreme nga llogari të tilla u bë edhe kompania farmaceutike Eli Lilly, e cila u kërkoi falje përdoruesve të Twitter-it, të cilët përmes një mesazhi nga një llogari e falsifikuar kishin marrë lajmin se në të ardhmen insulina do të shpërndahej pa pagesë. /DW/

JU REKOMANDOJMË

Apple ua ndalon punëtorëve përdorimin e ChatGPT
Tech

Apple ua ndalon punëtorëve përdorimin e ChatGPT

01/06/2023 - 15:28
Pritet të lansohet në Shtator, iPhone 15 do ju befasojë me ndryshimet
Tech

Pritet të lansohet në Shtator, iPhone 15 do ju befasojë me ndryshimet

31/05/2023 - 14:36
Meta nis largimin nga puna të 10 mijë punëtorëve
Tech

Meta nis largimin nga puna të 10 mijë punëtorëve

30/05/2023 - 21:32
Si të kontrolloni nëse dikush ka “hakuar” fjalëkalimin tuaj?
Tech

Si të kontrolloni nëse dikush ka “hakuar” fjalëkalimin tuaj?

29/05/2023 - 20:33
Të gjithë iPhone-t së shpejti do të mund të flasin me zërin tuaj
Tech

Të gjithë iPhone-t së shpejti do të mund të flasin me zërin tuaj

18/05/2023 - 15:47
Kosova pritet të marrë vendim për ndalim ose jo të Tik-Tok-ut
Tech

Kosova pritet të marrë vendim për ndalim ose jo të Tik-Tok-ut

28/04/2023 - 16:41

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ishte duke pirë kafe, ekzekutohet me armë një 19 vjeçar

    Plagoset një person në Skenderaj, policia jep detaje

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ja kush është Dusan Obrenoviq, i arrestuari për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Protesta tek Ura e Ibrit, qytetarët e mbledhur këndojnë “Jo nuk ndahet Mitrovica”

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Pamje të rënda: Sulmohen dy shqiptarë në veri, Policia i dërgon në spital

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • LAJMI I FUNDIT: Hovenier takohet me Kurtin

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë