Para pak çastesh, Ujkan Metaj, i arratisur nga burgu i Dubravës dy javë më parë, është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar policia, e cila ka treguar se arrestimi ka ardhur si rezultat i angazhimeve të pandërprera të Policisë së Kosovës, konkretisht të Drejtorisë Rajonale në Pejë, transmeton Veriu info.
Komunikata e policisë:
Arrestohet i arratisuri nga burgu i Dubravës
Prishtinë, 24 korrik 2024
Si rezultat i angazhimeve të pandërprera të Policisë së Kosovës, konkretisht të Drejtorisë Rajonale në Pejë, në kërkim të personit të dyshuar U.M, viti i lindjes1988 nё Istog, i cili ishte i kërkuar për vepren penale “Arratisja e personit tё privuar nga liria”, i njëti është arrestuar sot në orët e pasditës.
Identifikimit dhe lokalizimit të tij i ka paraprirë ndërmarrja e masave aktive hetimore dhe operative, të cilat kanë rezultuar edhe me arrestimin e personit të dyshuar.
Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndermerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.












