Gazeta Online Veriu.info raportoi sot ekskluzivisht për arrestimin e Kujtim Peci nga Mitrovica, i cili para pak ditësh largoi flamurin serb nga kodra në fshatin Grabovc të Zveçanit.
Kështu ka mësuar nga burimet e prokurorisë Veriu.info, dhe se personi i arrestuar dyshohet për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit.
42 vjeçari duket se nuk është hera e parë që arrestohet, pasi i njëjti u bë i njohur për Policinë dhe publikun e gjerë edhe në vitin 2020 kur kishte kërcënuar presidentin e Kosovës në atë kohë, Hashim Thaçin.
Saktësith më 26 mars të vitit 2020 Kujtim Peci kishte shkruar në facebook-un e tij personal një mesazh kërcënues ndaj presidentit Thaçi:
“Sod i zhdrypa pre tavani se ne kuvend po flitet për ndarjen e Kosoves nga Hashim Broja letë din Hashi Broja a kushdo qofte se ende jemi gjall pjesa veriut. Nuk e lejojm ndarjen o Hashim Broja Dije se xhumin xhum stala me ba”.
Për këtë ai dyshohej se kishte kryer veprën penale “Dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”.
I njëjti muaj më pas ishte dënuar nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë me gjobë prej 2500 eurosh.













