Minatorët e Trepçës sot kanë refuzuar të nisin punën, pasi menaxhmenti ua ka vendosur pagat vetëm gjysmës së punëtorëve.Burime të Klan Kosovës bëjnë të ditur se pagat kanë dalur vetëm për sektorin e prodhimit.
Sipas të njëjtave burime minatorët që nuk i kanë marrë pagat janë në grevë derisa t’i marrin sqarimet e nevojshme.Tutje, bëhet e ditur se ata po qëndrojnë jashtë, tek hyrja e minierës.











